Flash

Reagim i fortë nga Brukseli/ BE paralajmëron Shqipërinë për Zvërnecin 

Portali “POLITICO” shkruan se Brukseli po i mban nën vëzhgim trazirat politike në Shqipëri, duke e paralajmëruar Tiranën se trajtimi i situatës mund t’i kushtojë në aplikimin për t'u anëtarësuar në BE. Tirana informon Brukselin se puna për projektin e Kushner është pezulluar. BE kërkon shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe Ligjin për Investimet strategjike. 

17:42

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Skanimi i dokumentave/ Kajmaku i trashë i mashtrimeve të kryebashkiakut të Vorës

Lapsi.al 18 September 2019
Skanimi i dokumentave/ Kajmaku i trashë i mashtrimeve të

Gjatë gjithë të hënës, mediat pranë qeverisë gati e kanë shpallur si kajmakun e të mbrojturve prej tyre, kryebashkiakun e zgjedhur në Vorë nga votimet e 30 qershorit, me arsyetimin se një gjykatë e Janinës e kishte shpallur atë të pafajshëm. Gjyqtarja Kristina Andoniu e ka lehtësuar atë nga akuza se ka blerë mall me para fallco në shtetin fqinj në 13 janarin e vitit 2003, kur ai mbante emrin e rremë Jorgo Toto. Ai ishte ndaluar dhe më pas shpallur në kërkim, pasi u kap në flagrancë me monedha të falsifikuara në Janinë, duke blerë produkte bujqësore.

Pa ngritur asnjë pyetje se si u kujtua Kajmaku vetëm pas 16 vitesh ta mbyllte procesin e tij, kur u bë kryebashkiak, se si prokuroria po e zvarrit zbardhjen e kësaj afere duke luajtur kukamshefti me shenjat e tij të gishtave, mediat pro qeveritare shpallën triumfin e Kajmakut. Madje ato shkuan aq larg sa të shpallnin solemnisht: Bien akuzat e PD-së (shiko faksimilen poshtë).

Por menjëherë Sekretari i Përgjithshëm i PD, që ka marë përsipër rolin e denoncuesit të kryebashkiakëve të kriminalizuar, Gazmend Bardhi, këmbënguli në të kundërtën. Sipas tij, edhe pse është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Janinës, Kajmaku pritet të “digjet” nga ligji i dekriminalizimit, pasi ka gënjyer në formularin e vetëdeklarimit, duke fshehur arrestimin në Greqi me emrin Jorgo Toto.

Lexo më tej:

Andi Bushati: Besojeni, Rama prapë nuk e ka ditur

Natyrisht këto pozicione diametralisht të kundërta ia vlen të verifikohen me dokumenta dhe në ballafaqim me ligjin. Vetëm duke bëre këtë Check Fakting, vetëm duke parë çfarë është shkruar në formularin e tij dorëzuar në KQZ, e kupton se Kajmaku është zhytur deri në grykë në gënjeshtër.

Pafajësia e marrë në Janinë nuk e shpëton atë nga ligji i dekriminalizimit. Shkelja e parë që ai ka bërë është se ka ofruar të dhëna të rreme dhe ka mbajtur të fshehtë faktin që është hetuar apo gjykuar nga një autoritet i huaj për kryerjen e një vepre penale.

Poshtërimi i Rilindjes/ Servir jo vetëm kriminelë, por mbi të gjitha idiotë

Në hyrje të formularit të vetëdeklarimit, Agim Kajmaku pranon se në të shkuarën ka mbajtur emrin Jorgo Toto. Pikërisht me këtë emër ai rezulton i hetuar dhe gjykuar në Greqi në vitin 2003 për akuzën e falsifikimit të parave.

Ndonëse Gjykata e Janinës e shfajësoi me argumentimin se nuk provohet që Agim Kajmaku është vetë falsifikatori i parave në fjalë dhe se ai vetë ka qenë viktimë e këtij falsifikimi, ai është fajtor në raport me ligjin shqiptar dhe jo me atë grek. Ai ka gënjyer në dokumentin e dekriminalizimit. Në formularin e vetëdeklarimit të plotësuar dhe dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve më 13 maj 2019 (Poshte), pyetjes numër tre që thotë: “A keni qenë ndonjëherë në hetim, ose gjykim nga një autoritet i huaj për kryerjen e një vepre penale?”, Agim Kajmaku i është përgjigjur duke vendosur shenjën X tek “Jo”-ja.

Ai ka gënjyer me të njëjtën gjakftohtësi edhe në pyetjen: “A keni qenë ndonjëherë i ndaluar apo i arrestuar nga organet ligjzbatuese për kryerjen e një vepre penale?”, thotë kjo pyetje. Edhe këtu, Agim Kajmaku ka vendosur shenjën X tek përgjigja “Jo”.

Ai ka përsëritur të njëjtën gjë edhe me pikën ku i kërkohet kandidatit për t’u zgjedhur, ose emëruar, të përgjigjet nëse ka qenë caktuar ndonjëherë ndaj tij një masë shtrënguese e sigurisë personale. Edhe këtu, Agim Kajmaku përgjigjet me “Jo”.

Pra, është e qartë se Agim Kajmaku e humbet automatikisht postin e kryetarit të Bashkisë së Vorës, pavarësisht se ka marrë pafajësinë në Janinë. Madje jo vetëm kaq, por ai rrezikon edhe burgun, pasi ligji i dekriminalizimit e thotë troç: “deklarimi i rrethanave të rreme, ose të shtrembëruara përbën vepër penale, sipas nenin 190 të Kodit Penal”, të cilat mund të shkojnë nga gjashtë muaj deri në katër vite burg.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI