Flash

Shtyhet koncerti i Capital T

Lapsi.al 18 September 2019
Shtyhet koncerti i Capital T

Ndonëse çdo gjë është gati nga ana organizative, si dhe në energjinë e publikut, moti këtë herë nuk bashkëpunoi. Në një deklaratë për shtyp, të zbardhur nga “News31.al”,ata kanw lajmëruar se për shkak të parashikimeve të motit jo të favorshëm, koncerti do të shtyhet për në datën 20 shtator, por në të njëjtin orar (19:19) dhe në të njëjtin vend (Sheshi Nënë Tereza)

Lajmi i mirë është që duke qenë “Time Capsule”, koha është një koncept relativ kështu që mund ta shijojmë sikur asgjë të mos ketë ndodhur. Si dhe kjo do të thotë dhe 24 orë më shumë mundësi, për të blerë biletat nëse ende nuk i keni bërë tuajat.

Deklaratë për shtyp

Gjithçka është gati në sheshin Nënë Tereza për tu mbajtur koncerti i shumëpritur i artistit Capital T, “Time Capsule”. Prej ditësh stafi i artistit së bashku me organizatorët e koncertit janë zhvendosur në sheshin kryesor të Tiranës së bashku me personat përgjegjës për foninë, audion dhe skenografinë e koncertit.

Mirëpo, ndonëse prej një muaji më parë Capital T lajmëroi se koncerti do të mbahet në datën 19 shtator, në orën 19:19 në sheshin Nënë Tereza, organizatorët kanë marrë një lajm të minutës së fundit nga Shërbimi Meterologjik Ushtarak, i cili ka komunikuar se ditën e nesërme do të ketë rreshje shiu përgjatë gjithë ditës, çka e vështirëson komoditetin e të pranishmëve në koncert, sikurse bëhet problem edhe për të gjitha mjetet e teknologjisë së fundit që kanë ardhur në Tiranë specifikisht për“Time Capsule”.

Ndonëse stafi i koncertit ia doli të ketë gjithçka gati në detaje dhe artisti Capital T ka përfunduar të gjitha përgatitjet për performancën e tij, sërish, prej shkakut të motit të keq, u vendos nga bordi menaxhues dhe krijues i koncertit “Time Capsule” që ky i fundit te shtyhet për ditën e premte, më 20 shtator, në të njëjtën orë dhe në të njejtin vend.

Sigurisht, të gjitha biletat e shitura janë padiskutim të rregullta ndonëse ato shkruajnë datën 19 shtator, duke qenë sërish të vlefshme për datën 20 shtator pasi asgjë nuk ka ndryshuar as në strukturë, menaxhim apo përmbajtje të koncertit veç datës, që ishte e pashmangshme prej motit të keq.

Të këshilluara

Ndahet midis miqve pasuria e Mac Miller

Vdekja e tij u përjetua me mjaft dhimbje si nga fansat e tij por edhe nga ish e dashura Ariana Grande. Sipas Departamentit të Ekzaminimit Mjekësor-Kriminal n...

11:50

E vërteta e bashkimit të Pussycat Dolls

Tabloidët e huaj dhanë lajmin emocionues për ribashkimin e grupit legjendar të vitit 2000: The Pussycat Dolls. Nicole Scherzinger dhe anëtaret e tjera të grupit...

10:17

Flirti i Can Yaman me modelen italiane

Can Yaman pas suksesit të jashtëzakonshëm me serialin “Hëna e plotë” edhe në Itali, është kthyer në një nga aktorët më të përfolur të kinematografisë turke. Du...

17:32

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI