Mbrapa Maqedonisë për negociatat/ Atë që Tusk e tha në Shkup por jo në Tiranë
« Maqedonia u ndëshkua si dëm kolateral i Shqipërisë për dy herë me radhë. Në qershorin e shkuar (20180 kjo u shndërrua në një përplasje mes Parisit dhe Berlinit. Parisi e bllokonte procesin ndërsa Berlini dote tu’a ndizte dreitën jeshile të dy vendeve në të njëjtën kohë. Ky polarizim përreth Shqipërisë bëri që të digjej edhe fqinji i saj. Ndoshta Franca do të kishte rënë daokord për hapjen e negociatave me Maqedoninë, nëse ajo do të ishte ndarë nga Shqipëria » ka shpjeguar Bodo Weber për European Wstern Balkan. Më pas ai ka shpjeguar se kësaj kontradikte Franko Gjermane, një vit më pas iu shtua edhe një tjetër, ajo mes dy aleatëve të majtë dhe të djathtë brenda koalicionit mes të djathtës dhe të majtës në Berlin. « Në qershor të këtij viti (2019) dëmin kolateral u transferuan në gjirin e koalicionit qeverisës në Berlin. Social demokratët ishin për hapjen e negociatave me Shqipërinë ndërsa në CSU CDU ishin kundër kësaj ideje » ka shpjeguar ai. Ndërsa për samitin e Tetorit që do të zhvillohet në kuadrin e krijimit të administratës së re të Brukselit, Bodo Weber shikon më shumë nota optimiste. « Këtë herë duket se edhe Maqedonia edhe Shqipqëria do ti hapin negociatat falë një marëveshjeje brenda koalicionit qeverisës në Gjermani dhe falë bisedimeve mes Parisit dhe Berlinit » parashikon ai. Por ai e thotë qartë se ndonëse mund të mos ndahet çifti shqiptaro maqedonas, të dy vendet nuk do të vlerësohen njësoj. Për Shqiëinë pritet të ketë kushte të forta të cilat i la të kuptoheshin edhe vëtë kryeministi Rama në ato që tha pas vizitës së fundit në Berlin. Lexo më tej:Detaji që e tradhëtoi Ramën pas takimit me Merkel
Sipas Weber « zgjidhja duket se do të jetë një ndjarje e pjesshme e çiftit shqiptaro maqedonas, në të cilin Maqedonia e Veriut do të marrë një dritë jeshile të pakushtëzuar, ndërsa Shqipëria një dritë jeshile të kushtëzuar » e ka pasashikuar ai atë që do të ndodhë në 18 tetor. ©Lapsi.al