Flash

Pas shkarkimit të Bolton, Trump emëron Këshilltarin e ri të Sigurisë Kombëtare

Lapsi.al 18 September 2019
Pas shkarkimit të Bolton, Trump emëron Këshilltarin e ri të

Presidenti i SHBA Donald Trump emëroi të mërkurën negociatorin Robert O’Brien si këshilltar të sigurisë kombëtare.

O’brien zëvendëson zotin John Bolton i cili dha dorëheqjen nga ky post javën e kaluar.

O’Brien është i dërguar presidencial për çështjet e pengjeve në Departamentin e Shtetit dhe ka një karrierë të gjatë në qarqet republikane të politikës së jashtme.

Presidenti Trump e bëri njoftimin në Twitter, menjëherë pasi shpalli se do të rrisë në mënyrë të ndjeshme sanksionet kundër Iranit.

“Kam punuar gjatë dhe shumë me Robertin. Ai do të bëjë një punë të shkëlqyer!”, shkruante Presidenti Trump në Twitter.

O’Brien është një jurist me përvojë i cili që nga viti 2018 ka punuar për të liruar pengje amerikane që mbaheshin nga vende si Koreja e Veriut dhe Turqia.

Ai është partner themelues i firmës Larson O’Brien dhe do të shërbejë si këshilltari i katërt i Presidentit Trump për sigurinë kombëtare./VOA

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI