Flash

Nuk ka fitues në zgjedhjet e Izraelit, Avigdor Liberman në rolin e “kingmaker”-it

Lapsi.al 18 September 2019
Nuk ka fitues në zgjedhjet e Izraelit, Avigdor Liberman në rolin e

Votimet për zgjedhjet parlamentare në Izrael nuk kanë nxjerrë ende një parti fituese. Nga numërimi i 90% të kutive të votimit deri në orën 06:30, Partia “Likud”, e drejtuar nga kryeministri në detyrë, Benjamin Netanyhau, rezulton të ketë siguruar deri më tani 32 vende në Parlament, po aq sa edhe rivalët e Partisë “Blue and White”, të drejtuar nga Benny Gantz.

Projeksionet e para parashikojnë që deri në fund të procesit të numërimit, dy partitë kryesore të kenë një diferencë të papërfillshme në avantazh ndaj njëra-tjetrës me vetëm një ose dy mandate, duke mbetur sërish larg objektivit të arritjes së 61 mandateve që duhen për të formuar mazhorancën parlamentare.

Në këto kushte, i takon Partisë “Yisrael Beytenu”, e drejtuar nga ish-ministri i Mbrojtjes, Avigdor Liberman, që do të luajë rolin e “kingmaker”-it dhe që do të përcaktojë qeverinë e re izraelite. Kjo parti renditet e katërta me 9 mandate të fituara.

Në vend të tretë me 12 mandate është pozicionuar “Lista e Përbashkët”, një koalicion me parti arabe dhe izraelite, me të cilat Netanyhau refuzon bashkëpunimin.

 

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI