Flash

Jennifer Lopez tregon sekretin e lumturisë së saj

Lapsi.al 18 September 2019
Jennifer Lopez tregon sekretin e lumturisë së saj

Jennifer foli haptazi për gjithë gjërat që ka mësuar që prej filmit të saj të parë 25 vite më parë, të titulluar “Selena”.

Ajo tha se “rrugëtimi drejt të qenit e përmbushur me veten” ishte mësimi më i vyer në jetë dhe e bëri të zbuloi kuptimin e lumturisë.“Kam menduar gjithmonë se do të gjej lumturinë dhe dashurinë dhe një partner do të m’i falte të dyja. Pastaj kuptova që nuk funksionon ashtu,” tha Lopez. “Duhet të jesh e lumtur vetëm, me veten. Nëse nuk vlerëson veten, nëse nuk ia di meritat, nuk mund të jesh e lumtur.” Mos e konsumoni veten me çfarë mendojnë të tjerët, mos prisni t’ju japë dikush vlerësimin që kërkoni. Krijojeni vetë, ndihuni vetë pozitivë për veten, ndihuni të përmbushur, shpjegoi J.Lo.

“Jam e lumtur. Jetoj mirë. Jam njeri i mirë. Kam shokë e shoqe që mund t’i telefonoj që tani, të shkojmë diku dhe të bëjmë ç’të duam... Jam e shëndetshme. Kam fëmijë të mrekullueshëm,” tha Lopez. “Këto janë gjërat më me rëndësi.”

Jennifer rikthehet në ekranin e madh me “Hustlers,” një film ku shërbeu edhe si producente. Së fundi, ajo përfundoi turneun botëror “It’s My Party” për hir të ditëlindjes së saj të 50.

Të këshilluara

Shtyhet koncerti i Capital T

Ndonëse çdo gjë është gati nga ana organizative, si dhe në energjinë e publikut, moti këtë herë nuk bashkëpunoi. Në një deklaratë për shtyp, të zbardhur nga “Ne...

15:17

Ndahet midis miqve pasuria e Mac Miller

Vdekja e tij u përjetua me mjaft dhimbje si nga fansat e tij por edhe nga ish e dashura Ariana Grande. Sipas Departamentit të Ekzaminimit Mjekësor-Kriminal n...

11:50

E vërteta e bashkimit të Pussycat Dolls

Tabloidët e huaj dhanë lajmin emocionues për ribashkimin e grupit legjendar të vitit 2000: The Pussycat Dolls. Nicole Scherzinger dhe anëtaret e tjera të grupit...

10:17

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI