Flash

Surpriza e Renzit/ Largohet nga PD, pritet krijimi i një partie të re në politikën italiane

Lapsi.al 17 September 2019
Surpriza e Renzit/ Largohet nga PD, pritet krijimi i një partie të re

Ish-kryeministri italian, Matteo Renzi, ka deklaruar shkëputjen nga Partia Demokratike e qendrës së majtë. Qe një thagmë kur ish-kreu i PD-së foli për planet për të krijuar një lëvizje të re politike centriste, duke i dhënë një goditje balancës së pushtetit brenda koalicionit qeveritar dy javor mes "5 Yjeve" dhe të majtëve tradicionalë.

Renzi bëri të qartë se do të vazhdonte të mbështeste këtë koalicion, por ndërkohë pritet të tërheqë 30 deputetë prej partisë së tij të dikurshmem me qëllim formimin e grupit më të ri parlamentar në politikën italiane.

Kjo shkëputje vjen si pakënaqësia kryesore e ish-shefit të ekzekutivit ndaj drejtuesit të lëvizjes populiste, Luigi di Maio. “Di Maio nuk më bind”, citohet të ketë thënë ai, “nuk punuam kaq fort që të përfundonim ortakë të platformës 'Rousseau'. Politika për mua është shumë ndryshe nga algoritmet e Casaleggio-s."- u shpreh ai duke iu referuar këtu themeluesit të “5 Yjeve”.

Renzi argumenton se do të krijojë një forcë të re që do të bëjë politikë ndryshe. Kreu i PD-së, Nicola Zingaretti reagoi ndaj lajmit duke e quajtur lëvizjen e Renzit “një gabim”, megjithatë, shtoi ai, le të mendojmë tani për të ardhmen e italianëve, punët, mjedisin, bizneset, shkollat e investimet.

Një anketim i realizuar nga e përditshmja "Corriere della Sera" tregon se një parti e qendrës e drejtuar nga Renzi mund të përkrahet nga 3 deri në 8% e votuesve.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI