Flash

Nicole Scherzinger nënshkruan marrëveshje për tu rikthyer tek Pussycat Dolls

Lapsi.al 17 September 2019
Nicole Scherzinger nënshkruan marrëveshje për tu rikthyer tek

Nicole Scherzinger fitoi fame si liderja e grupi të vajzave Pussycat Dolls duke shitur 15 milionë albume dhe 40 milionë këngë në të gjithë botën.

Por mbi një dekadë Pussycat Dolls është ndarë. Por duket së kemi lajme të reja një nga grupet më të famshme në botë.

Raportohet se Nicole ka nënshkruar një marrëveshje për tu rikthyer tek grupi jashtëzakonisht popullor.

Daily Mail shkruan se 41-vjeçarja nënshkroi marrëveshjen miliona dollarëshe për tu bashkuar me vajzat në një turne të madh në të gjithë botën. Gjithashtu raportohet se ato kanë biseduar për të sjellë këngë të reja.

Pussycat Dolls përbëhet nga Nicole, Carmit Bachar, Ashley Roberts, Jessica Sutta, Melody Thornton dhe Kimberly Wyatt. Grupi u formua në vitin 2003 por u nda në 2009 mes spekulimeve mbi mosmarrëveshje mes vajzave për ‘sundimin’ e Scherzinger në grup.

Por duket se vajzat i kanë lënë mënjanë dallimet mes tyre dhe raportohet se do të rikthehen fuqishëm.

Raportohet se grupi do të njoftojë turneun e tyre në muajt e ardhshëm dhe pritet të fillojë në vitin 2020.

Të këshilluara

Diddy baba me ish të dashurën e djalit

Prej kohësh në media ka bërë bujë një lajm ku thuhet se reperi i njohur, Diddy është në një marrëdhënie me ish të dashurën e të birit. Mediat e huaja raporto...

12:38

Jonida Vokshi publikon fotot nga dasma

Më datën 14 të këtij muaji, moderatorja Jonida Vokshi dhe partneri i saj, Besnik Krapi, kurorëzuan me martesë dashurinë e tyre.Ata mbajtën një ceremoni buzë det...

11:19

Keira Knightley bëhet sërish nënë

Keira Knightley është bërë sërish nënë. Aktorja e njohur ka sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë disa ditë më parë por lajmi është mbajtur në fshehtësi të pl...

10:45

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI