Flash

Garë mes fuqive të mëdha, Gjermania vihet "në lëvizje" pas emërimit të Palmer

Lapsi.al 17 September 2019
Garë mes fuqive të mëdha, Gjermania vihet "në

Rivendosja e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë mund të ketë implikime të garës për ndikim në rajonin e Ballkanit Perëndimor të dy prej fuqive të mëdha, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Gjermanisë. Dialogu është pikërisht edhe prioriteti i qeverisë së re që do të formohet pas zgjedhjeve të parakoshshme në Kosovë pas zgjedhjeve të 6 tetorit.

Pas emërimit nga ana e SHBA-ve e zëvendës-ndihmës sekretarit amerikan të Shtetit, Metthew Palmer, në roli e Përfaqësuesit të Posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, nuk përjashtohet mundësia që edhe Gjermania të emërojë një emisar të posaçëm për ndërmjetësimin e procesit të dialogut mes dy fqinjëve konfliktualë. Megjithatë, këtë hipotezë nuk është komentuar nga asnjë përfaqësues i Gjermanisë në ambasadën e saj në Prishtinë.

Gjermania është rreshtuar në krahun e kundërshtarëve të fuqishëm të ndryshimit të kufijve në Ballkan, qendrim refraktar ky i shprehur disa herë nga kancelarja Angela Merkel. Sipas ekspertëve të politikës ndërkombëtare, përfshirja eventuale e Gjermanisë do të sillte një garë mes “të fortëve”. Ataq janë të mendimit se “rivaliteti” ka të bëjë me ambicien për të ushtruar ndikimin më të madh përmes projektit më të mirë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

 

 

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI