Flash

The Guardian: Telenovelat turke po pushtojnë botën

Lapsi.al 16 September 2019
The Guardian: Telenovelat turke po pushtojnë botën

Telenovela të tilla si “Sulejmani i Madhërishëm” kanë arritur të konkurojnë famën e serialeve televizivë amerikanë, duke u shpërndarë në Lindjen e Mesme, Azi dhe Amerikën Latine.

Arsyet e këtij suksesi i analizon për gazetën “The Guardia” gazetarja Fatima Bhuto në artikullin “Si televizioni turk po pushton botën”.  Më poshtë po sjellim shkrimin e “The Guardian”:

Falë shpërndarjes ndërkombëtare dhe shikueshmërisë në mbarë botën, Turqia renditet vendi i dytë në botë pas SHBA-ve për shpërndarjen e filmave seriale televizivë — me shikueshmëri të lartë në Rusi, Kinë, Kore dhe Amerikën Latine.

Konsumuesi më i madh është Kili dhe më pas renditet Meksika dhe, Argjentina, e cila paguan më shumë krahasuar me vendet e tjera për të blerë të drejtën e transmetimit.

Që nga viti 2002, rreth 150 telenovela turke janë shitur në më shumë se 100 vende të botës, përfshirë Algjerinë, Marokun, Bullgarinë.

Sipas studiuesve, suksesi ndërkombëtar i këtij lloj televizioni është thjesht një shenjë e formimit të një kulture të re të masës. Ndërsa, prodhuesit turq të filmave shprehen se suksesi i tyre është pjesërisht falë faktit se ato flasin për ndjenjat e njerëzve, për familjen, në ndryshim nga filmat amerikan që kanë për qëllim më shumë zbavitjen.

Këto lloj telenovelash nuk kanë hyrë në botën anglisht folëse. Sipas një prodhuesje turke telenovelash audienca në SHBA dhe në Mbretërinë e Bashkuar nuk i pëlqen filmat me titra, dhe ndoshta sepse këto flasin “për shtetin islamik.”

Ndërkohë, në mars të vitit 2018, kanali më i madh privat në lindjen e mesme MCB vendosi të ndalojë transmetimin e filmave turq. Arsyeja zyrtarisht ende nuk është bërë e ditur, por mendohet që ka lidhje me vendimin e Turqisë për të mbështetur Katarin, pas embargos së vendosur ndaj këtij të fundit nga Arabia Saudite.

Por, pavarësisht mos transmetimit të telenovelave turke në Lindjen e Mesme, tregu më i madh i tyre, qeveria turke shpreson se deri në 2023 të fitojë 1 bilionë dollarë nga shitja e tyre.

Të këshilluara

Së shpejti në kinema 'Simpsons 2'

Producentët e “The Simpsons” kanë nisur bisedimet me Disney për të realizuar vazhdimin e filmit të vitit 2007. Tani, në prag të fillimit të sezonit të tij të...

11:57

'Breaking bad' vjen me një titull të ri

Filmi i shumëpërfolur i “Breaking Bad”, vazhdim i serialit të krijuar nga Vince Gilligan, me protagonist Aaron Paul në rolin e Jesse Pinkman, i lirë e në arrati...

11:20

Dënohet me burg aktorja amerikane

Aktorja e njohur e serialit “Shtëpiake të Dëshpëruara”, Felicity Huffman është dënuar me 14 ditë burg për dhënien e 15 mijë dollarëve në vitin 2017, që notat e ...

18:31

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI