Flash

Nicole Scherzinger sërish pre e hakerave

Lapsi.al 16 September 2019
Nicole Scherzinger sërish pre e hakerave

Këngëtarja Nicole Scherzinger gjatë këtij viti është përballur me një situatë aspak të këndshme, kur hakerat i publikuan në rrjet një video intime të saj me ish-partnerin, Lewis Hamilton.

Vetëm pak muaj nga publikimi i kësaj video një tjetër shqetësim ka ardhur për Nicole, këtë herë nga Instagrami.

Dikush ka vjedhur llogarinë në Instagram të saj dhe i kanë publikuar një foto-montazh. Në këtë kolazh shfaqet fytyra e Scherzinger ngjitur me trupin e një modeleje thuajse të zhveshur.

Krahas fotos ishte shkruar: “Ju dua të gjithëve”. Ky postim qëndroi 20 minuta në faqen e këngëtares dhe më pas u fshi.

Scherzinger nuk ka reaguar lidhur me këtë incident. Këngëtarja e njohur nuk është personazhi i parë publik që bie pre e hakimit të llogarive në rrjete sociale, pasi shumë kolegë të saj kanë përjetuar të njëjtën situatë.

Të këshilluara

Surpriza e Meghan për Harryn

Princ Harry fryn sot 35 qirinj dhe bashkëshortja e tij di të rezervojë gjëra speciale për ditë të veçanta. Ajo ka publikuar një foto të të treve të papublikuar ...

15:40

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI