Flash

Filmi satirik i dedikuar Luftës së dytë botërore fiton çmimin e parë në TIFF

Lapsi.al 16 September 2019
Filmi satirik i dedikuar Luftës së dytë botërore fiton

Filmi satirik “Jojo Rabbit”, dedikuar Luftës së Dytë Botërore ka fituar çmimin e parë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto. Kjo arritje e klasifikon këtë vepër në listën e prodhimeve kinematografike që mund të fitojë çmimin Oscar.

Filmi satirik “Jojo Rabbit”, me regji të Taika Waititit, është vlerësuar si prodhimi më i mirë i vitit në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto.

Ngjarjet vendosen në vitin 1940 në Gjermani, përgjatë Luftës së Dytë Botërore.

Personazhi kryesor është një djalë i vogël, i cili zbulon se nëna e tij është duke fshehur në shtëpinë e tyre një vajzë hebreje.

Në rolet kryesore të tij janë aktorët e njohur Scarlett Johansson dhe Roman Griffin Davis.

Fitorja në Toronto konsiderohet mjaft e rëndësishme, pasi kjo arritje e klasifikon filmin “Jojo Rabbit” në listën e filmave që mund të fitojë çmimin Oscar në kategorinë e filmit më të mirë për vitin 2020.

Prodhimi satirik do të prezantohet edhe në Festivalin e Filmit në Londër në muajin tetor, ndërsa në kinematë britanike do të nisë të shfaqet në janar të vitit të ardhshëm.

Të këshilluara

Surpriza e Meghan për Harryn

Princ Harry fryn sot 35 qirinj dhe bashkëshortja e tij di të rezervojë gjëra speciale për ditë të veçanta. Ajo ka publikuar një foto të të treve të papublikuar ...

15:40

Së shpejti në kinema 'Simpsons 2'

Producentët e “The Simpsons” kanë nisur bisedimet me Disney për të realizuar vazhdimin e filmit të vitit 2007. Tani, në prag të fillimit të sezonit të tij të...

11:57

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI