Flash

Erik Lloshi tregon për hatërmbetjen me Anxhela Peristeri

Lapsi.al 16 September 2019
Erik Lloshi tregon për hatërmbetjen me Anxhela Peristeri

Erik Lloshi dhe Anxhela Peristeri janë miq të mirë prej kohësh. Por në media u aludua për një ftohje të marrëdhënies mes tyre pas disa eventeve. Si fillim ishte Eriku që mungoi në koncertin recital të Anxhelës, e më pas ajo që mungoi në dasmën e tij. Gjithsesi, ata i kanë shpjeguar arsyet duke theksuar se mbeten ende miq.

I ftuar ditën e sotme në “Rreze Dielli”, Erik Lloshi ka sqaruar dhe njëherë përplasjen me Anxhelën: “Është një nga mikeshat e mia më të mira. Kemi marrëdhënie shumë të mirë si kolegë, si shokë, si miq; shumë të fortë e kemi. Ta shpjegoj dhe unë se nuk e ka shpjeguar kurrë këtë gjë. Unë në koncertin e Anxhelës kam munguar për arsye shëndetësore. Kam qenë shumë sëmurë dhe kam qenë komplet i padisponueshëm për të kënduar, për të ndenjur në këmbë madje. Ndodh, nuk kemi çfarë t’i bëjmë. Përpara shëndetit, nuk vihet asgjë. Dhe Anxhela e mirëkupton shumë mirë këtë gjë, pavarësisht se u mërzit shumë sepse isha i ftuari i saj special. Kjo është e vërteta që ta dini ju të gjithë.”

Të këshilluara

Surpriza e Meghan për Harryn

Princ Harry fryn sot 35 qirinj dhe bashkëshortja e tij di të rezervojë gjëra speciale për ditë të veçanta. Ajo ka publikuar një foto të të treve të papublikuar ...

15:40

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI