Flash

“Hap frigoriferin dhe shiko Ramën”, strategjia e normalizimit të vesit

Lapsi.al 16 September 2019
“Hap frigoriferin dhe shiko Ramën”, strategjia e normalizimit

Kushdo që i ka hedhur një sy të vëmendshëm mediave të kësaj të hëne, me siguri që nuk do t’i kenë shpëtuar dy lajme, në pamje të parë, pa lidhje me njëri- tjetrin.

I pari kishte të bënte me dialogun e rregullt që kryeministri mban me ndjekësit e tij në rrjetet sociale. Pasi ai botoi një foto të stadiumit të ri “Arena Kombëtare”, një nga komentuesit kishte ironizuar duke thënë që rëndësi ka se çfarë ndërtohet dhe jo sesa vidhet (lexo këtu). Kaq është dashur që në stilin e tij, Rama të shpërthejë: “O i vjedhur nga mendë”, “Kur u ndanë kaq të ranë”, e të tjera ofendime të cilat bëhen shumë, po të bashkohen edhe me përgjigjet banale që u ktheheshin dialoguesve të tjerë.

Kjo copëz bisede, që haset rëndom në komunikimin në Facebook të kryeministrit, ngre në fakt disa pyetje: A është normale që një qytetar të kërkojë llogari se nuk duhet të na verbojnë vetëm veprat e Rilindjes por edhe paratë e shpenzuara për to? A nuk ka qenë pikërisht ky edhe standarti i socialistëve, kur ishin në opozitë (psh a nuk kanë thënë ata të njëjtën gjë për rrugën e Kombit)? A nuk meriton ky dyshim një përgjigje serioze nga një kryeministër serioz? A nuk duhet të ishte kjo llogaridhënie pjesë e bashkëqeverisjes me aleatin e vetëm, popullin?

Nëse nuk do të bëhej për këto qëllime, ç’kuptim do të kishte që kreu i qeverisë të shkojë e të përleshet në rrjetet sociale, me trutharë që nuk meritojnë përgjigje?

Pikërisht tek kjo pyetje e fundit qëndron edhe thelbi i këtij lloj komunikimi. Sepse, kur vepron kështu, Rama as nuk rrëmbehet, as nuk del nga kontrolli. Këtë gjë e provon më së miri edhe dëshmia e shumë redaktorëve që pohojnë se këto copëza dialogjesh i përcillen shtypit nga vetë zyra e komunikimit e kryeministrit. Këtë e përforcon edhe fakti se mediat pro qeveritare, i vendosin këto lajme në hapësira të dukshme dhe u bëjnë atyre një jehonë përtej të zakonshmes.

Pra, Edi Rama e ka këtë lloj incidenti në dialog, këtë shkëmbim permanent sharjesh e fyerjesh në strategjinë e tij të komunikimit.

Dhe pikërisht këtu kjo histori lidhet me një tjetër lajm të shpërndarë me zell nga mediat pranë qeverisë sot. Bëhet fjalë për atë batutën që kryeministri lëshoi në inagurimin e një shkolle të re: "Nuk do më shihni vetëm në ekranet e shtëpive tuaja, por edhe kur të hapni frigoriferin" (lexo këtu).

Lexo më tej:

Ku e vodhi Rama batutën me frigoriferin

Po pse i duhet Ramës kjo vetë- ironi? Pse duhet t'u kujtojë ai mbarë shqiptarëve se u shfaqet në TV me dendurinë e një sundimtari afro- aziatik? Pse nuk ka droje të lërë imazhin e njeriut që më shumë shet fjalë sesa punë?

Në fakt ai nuk do këtë. Ai e ka instiktin për të kuptuar se është bërë i neveritshëm me ERTV-në e tij dhe me gjithë mediat e mëdha që e kopjojnë fjalë për fjalë propagandën e tij. Ai e di që ajo që bën nuk është as normale, as demokratike. Dhe pikërisht ngaqë e kupton këtë, ai është i pari që vrapon për ta qesharakëzuar.

Loja e tij është e qartë: Mos e lër zemërimin dhe përbuzjen të ngjizen në forma serioze, por normalizoi ato duke i banalizuar.

Prandaj Edi rend i pari që tallet me Ramën që na është bërë si njeri i familjes përmes TV-ve, prandaj ai bën rrugaçin dhe fillon e shan kur e pyesin për çmimet e koncensioneve të rilindjes.

Pas gjashtë viteve degraduese në pushtet, kur nuk ka më asnjë justifikim të besueshëm dhe kur gjërat kanë degjeneruar deri në pikën ku propaganda nuk bën më fajde, Edi Ramës i ka mbetur vetëm kjo armë: ta shesi vesin si normal, duke na yshtur të qeshim me të.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Serbia, fqinji ynë euro-aziatik

Qeveria e re e Kosovës duhet t’i harrojë përkohësisht anëtarësimet e ndryshme ndërkombëtare, prej UNESCO-s e deri te ulësja në OKB. I vetmi anëtarësim me përpar...

10:10

Tre lajme të mira nga zgjedhjet në Kosovë

A.Kurti apo V.Osmani në krye të Qeverisë, një koalicion në pikë të ditës dhe PDK-ja si prijëtare kundër korrupsionit: kur normaliteti shndërrohet në mundësi rea...

09:54

Një raport për zgjedhje të paligjshme

Ndoshta për herë të parë në historinë  e saj si organizatë,  OSBE-ODIHR, është detyruar të mbajë një raport unik: raport për zgjedhje që edhe vetë i ka konsider...

12:03

Nuk ka më Dit(të)mirë në PS

Një luzmë mediash pro qeveritare i janë vërsulur Ditmir Bushatit, për fajin e vetëm se ka sulmuar "pronarin" real të tyre. TV Klan qëmtoi në arkivat e fushatës ...

20:47

Etilda në hotelet e çudirave

Kur lexova jusitifikimin e Etilda Gjonit pasi ishte denoncuar për pagesat marramendëse të dhomave të hoteleve gjatë shërbimeve jashtë shtetit, automatikisht mu ...

22:26

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43