Flash

Samir Mane dhuron një tjetër shtëpi për familjen në nevojë nga Kukësi (FOTO)

Lapsi.al 14 September 2019
Samir Mane dhuron një tjetër shtëpi për familjen në

Në fund të majit, emisioni “Stop” në TV Klan transmetoi rastin e familjes Poka nga Kukësi me 4 fëmijë jetimë, të cilët jetonin në kushte të tmerrshme ekonomike dhe strehimi në qarkun Veri-Lindor të vendit vetëm me mamane e tyre. Fëmijet jetimë e pershkruanin duke qarë dhe me zërin  qe u dridhej gjendjen e tyre.

"Stop” dhe “Fundjavë ndryshe” iu drejtuan Presidentit te Grupit Balfin, Z. Samir Mane, duke i kërkuar një shtëpi të re për këtë familje. Reagimi i Z. Mane qe i menjehershem dhe nëpërmjet Tirana Bank, që është pjesë e Grupit Balfin, familjes Poka iu dhurua një shtëpi tëresisht e re në Golem, e kompletuar me të gjitha pajisjet e  nevojshme, të gjitha të reja.

Momenti i hyrjes së familjes Poka në shtepinë e tyre të re qe tepër prekës dhe u shoqërua nga lot gëzimi.  Gjithashtu punonjësit e Tirana Bank morën masa që të dhuronin vullnetarisht mjaft të mira materiale për familjen Poka.

Drejtori Ekzekutiv i Tirana Bank, Z. Dritan Mustafa, i cili vajti për t’i dorëzuar apartamentin dhuratë familjes Poka, shprehu vullnetin dhe iniciativën e Z. Mane për të qenë sa më afër kësaj familje në nevojë dhe i uroi anëtarëve të saj një jetesë të re më të begatë.

Grupi Balfin ka qenë mjaft i angazhuar në përgjegjësinë sociale gjatë viteve të fundit duke shfaqur një vëmendje të posaçme për kategori të ndryshme familjesh apo individësh në nevojë. Nën kujdesin e veçantë të presidentit të Grupit Samir Mane, janë të shumta historitë e trishta, të cilat grupi është përpjekur që t’i ndryshojë për mirë. Janë tashmë disa shtëpi që janë rikonstruktuar dhe rindërtuar nga fillimi duke ndryshuar tërësisht jetën e familjarëve që jetojnë në to.

Vetëm në bashkëpunim me Fondacionin Fundjavë-Ndryshe, Grupi Balfin po mbështet mbi 37 familje që përballen me vështirësi në punësim, shkollim apo asistencë mjekësore. Por mbështetja që Grupi Balfin jep përmes kësaj organizate është vetëm një pjesë e mbështetjes totale, sepse një kontribut i tillë jepet edhe për mjaft shoqata dhe organizata të tjera. (ARTIKULL PROMOCIONAL)

Të këshilluara

6 gabime që bëjmë me flokët

1-Përdorimi i krehërve të vjetër Gabimi më i madh që bëjmë është mos largimi nga krehëri flokët e mbetura të cilët janë të mbushur me bakterie dhe mikrobe....

14:18

Kordelet trendi më i preferuar këtë vit

Gjatë vjeshtës flokët është mirë që t’i mbajmë të shkujdesur, pa i drejtuar apo pa e tepruar me onde. Në këtë periudhë flokët kanë më shumë mundësi që të bien, ...

12:36

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI