Flash

JK Rowling dhuron 20 mln dollarë për kërkimet shkencore në lidhje me sklerozën multiple

Lapsi.al 14 September 2019
JK Rowling dhuron 20 mln dollarë për kërkimet shkencore në

Autorja e Harry Potter, JK Rowling dhuroi 20 milion dollarë për hulumtime mbi neurologjinë për të nderuar nënën e saj të ndjerë.

Rowling bëri donacionin e konsiderueshëm për kërkime në trajtimin e sklerozës së shumëfishtë në një qendër që mori emrin e mamasë së saj.

Akti i fundit i filantropes do ndihmojë në krijimin e lehtësive të reja dhe mbështetjen e kërkimeve në Anne Rowling Regenerative Neurology Clinic në Universitetin e Edinburgh, Skoci, për lehtësimin e jetës për njerëzit me sklerozë të shumëfishtë (MS) dhe kushte të ngjashme.

Nëna e autores vuante nga sëmundja dhe vdiq në moshën 45 vjeçare.

Dhurimi i rradhës vjen pasi donacionit të madh prej të 12 milionë dollarë të Rowling në vitin 2010 që çoi në krijimin e klinikës Anne Rowling në universitet.

Autorja tha se është inkurajuar nga përparimet dhe është krenare që klinika jo vetëm që po bën kërkime të rëndësishme, por gjithashtu ka ofruar mbështetje dhe kujdes për njerëzit me MS.

Klinika studion kushtet neurologjike duke përfshirë sklerozën e shumëfishtë, sëmundjen e neuroneve motorike (MND), Parkinson dhe demetian si edhe synon të mbështesë të sëmurët nga sëmundjet që prekin trurin.

Të këshilluara

Aksidentohet me familjen aktori turk

Ishte nisur të festonte ditëlindjen e vajzës së tij Nile Algen kur aktorii njohur turk Murat Aygen ka pësuar aksdent. Makina e tij është përplasur me njëtjet...

15:54

Ava Max krijon lookun kuq e zi (Foto)

Ndërkohë që po shijon suksesin e projektit të saj muzikor më të fundit, “Torn”, Ava Max është shumë aktive dhe e ndjekur nga fansat edhe në rrjetet sociale. Së ...

15:02

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI