Flash

Robert Berisha flet për lidhjen me modelen që u fotografua gjatë pushimeve

Lapsi.al 13 September 2019
Robert Berisha flet për lidhjen me modelen që u fotografua gjatë

Pas ndarjes së bujshme të Robert Berishës nga Nora Istrefi, në media u përhap lajmi se Roberti kishte nisur një lidhje të re.

Gjithçka nisi për shkak të disa fotove, ku këngëtari ishte fotografuar në një resort luksoz në Turqi me një vajzë, identiteti i së cilës u zbulua më vonë.

Vajza në fjalë ishte Jessica Kadiu, me prejardhje nga Burreli, e cila prej vitesh jetonte në New York.

Teksa pamjet e çiftit bënin xhiron e rrjetit, Roberti publikoi një tjetër foto ku shfaqej jo vetëm në shoqërinë e Jessica-s, por edhe modeleve të tjera.

Ai la të kuptohej se po punonte për një projekt të ri muzikor, ku mesa duket modele do të ishte dhe Jessica.

Mirëpo, pavarësisht kësaj fotoje, “n’ZOOM” zbuloi disa foto të tjera ku tregonte se kjo nuk ishte hera e parë që Roberti dhe vajza kalonin pushimet bashkë. Sipas tyre, ata janë kapur mat edhe në të tjera vende, para se të bëhej publike ndarja me Norën.

Burime për “Lajmi.net” kanë kontaktuar personalisht me këngëtarin, duke e pyetur në lidhje me këto lajme, ndërsa ai ka sqaruar:

“Kur të lidhem me dikë kanë për ta marrë vesh prej meje direkt si gjithmonë që i bëj gjërat publike, s’kam çfarë të fsheh,jam beqar. Ajo vajza është 21 vjeçe edhe është një shoqe e jona e cila ka ardhur për të marrë pjesë në projektet tona. Nëse unë pi kafe me ndonjë kolege ose qoftë dikush i familjes time, ndonjë teze, nuk do të thotë që une jam në lidhje me tezen time.”- ka thënë këngëtari.

Gjithashtu, gjatë deklaratës së tij, Roberti nuk ka lënë pa përmendur edhe Norën dhe faktin që do ta ketë përzemër sa të jetë gjallë.

“Veç diçka kam qejf që ta dinë të gjithë fansat e mi…që unë asgjë nuk e bëj për famë. I bëj për qejf të shpirtit tim dhe shpresoj që nuk lëndoj asnjë. Me punë dhe muzikë i kam arritur krejt këto deri tani dhe me së shumti me ndihmën e Norës, në krah të famës së saj, të cilën e ka bërë me shumë punë dhe lodhje. E falenderoj nga zemra, nuk jam as i pari dhe as i fundit, më mirë shokë se me kriju negativitet në shtëpi afër fëmijës. 80% e martesave kanë probleme dhe po rrinë bashkë se ju vjen turp prej familjes dhe traditave palidhje që i kemi ne shqiptarët. Kemi shumë të mira veç do gjëra janë shumë idiotsi. Komente do të ketë e s’do të mundem t’i ndaloj, veç diçka ta dinë të gjithë ata që duan ta dinë : Që Norën dhe Reneen kam për t’i pasur në zemër sa të jem gjallë edhe 27/7 jam i gatshëm për çfarë të kenë nevojë.”- ka përfunduar Roberti.

Kujtojmë se ndarja e Robert Berishës dhe Nora Istrefit u bë kryefjala e këtyre ditëve dhe disa prej fansave u mërzitën aq shumë, saqë edhe organizuan një protestë kundër ndarjes së tyre.

Të këshilluara

Ava Max krijon lookun kuq e zi (Foto)

Ndërkohë që po shijon suksesin e projektit të saj muzikor më të fundit, “Torn”, Ava Max është shumë aktive dhe e ndjekur nga fansat edhe në rrjetet sociale. Së ...

15:02

Meghan i rikthehet punës pas lindjes

Dukesha e Sussex pas shumë problemesh mediatike dhe familjare i është kthyer zyrtarisht punës përsëri. Vetëm pesë muaj pas lindjes së Archie-t, Meghan u pa n...

11:20

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI