Flash

Pro dhe kundër/ A ka nisur një marrëveshje Rama – Basha?

Lapsi.al 13 September 2019
Pro dhe kundër/ A ka nisur një marrëveshje Rama – Basha?

Ditët e fundit po gëlojnë ngado zërat për një marrëveshje të dytë të fshehtë mes Ramës dhe Bashës. Për të flasin demokratët, asaj i tremben aleatët e tjerë opozitarë që deri më tani i kanë qëndruar besnikë PD, atë e komentojnë kundërshtarë të Bashës në të djathtë dhe armiq të tij të betuar.

Deri më tani kreu i PD i ka mohuar këto zëra me insistim. Por megjithatë komentet nuk kanë pushuar.

Agron Gjekmarkaj një mbështetës konstant i kauzave opozitare e pranon ekzistencën e këtyre fjalëve të përhapura: “Bashkë me gjethet që këputen nga pemët ashtu në tavolinat e Tiranes dhe ekranet e saj bien brram me krye përtokë çdo ditë e natë teori konspiracioni mbi një marrëveshje Rama-Basha” - shkruan ai në Panorama.

“Mund të bëhet edhe një marrëveshje e dytë” - pranon Besnik Mustafaj në News 24. Në një editorial këtë të enjte Mero Baze fliste për presionin që Bashës po i bëhet nga aleatët e tij të vegjël për të hequr kushtin se nuk ulet në tryezë me Ramën si kryeministër.

Në emisionin “Open” në Top Channel, Rudina Hajdari theksoi se marrëveshja që mund të arrihet në fillim të vitit të ardhshëm. Ndërsa Pandeli Majko u mundua ta qetësonte se edhe sikur kjo të ndodhte, askush nuk do ta anashkalonte opozitën e re.

Pra, në një farë mënyre apo në një tjetër të gjithë po flasin për mundësinë e një pakti të ri. Po sa gjasa ka që ai të ndodhë vërtet? Kush humb dhe kush fiton prej tij? Cilat duhet të jenë temat dhe objektivat?

“Marrëveshja ka për tu bërë mund të ndodhë në fillim të vitit që vjen. Rama do e sfilitë Bashën sepse ai nuk ka asnjë interes për një marrëveshje me Bashën. Rama do e ofrojë marrëveshjen kur Basha të jetë i dobët. Kjo tavolinë do të jetë fundi i Bashës”, - theksoi Rudina Hajdari.

Më skeptik është treguar Besnik Mustafaj: “Ne duhet të gjykojmë me fakte. PD, doli dhe e përgënjeshtroi këtë gjë. Nga marrëveshja e parë, Basha ka nxjerrë përfundimet e tij. Ka një mosbesim të madh të Bashës ndaj Ramës” - ka këmbëngulur ai.

Edhe për Mero Bazen, i cili mbron tezën se Bashës po i bëhet presion nga aleatët për të shkuar drejt një zgjidhjeje, kjo duket e pamundur: Lulzim Basha ka çfarë humbet.

“Ulja në tryezë me Edi Ramën tani mund ta shkarkojë atë nga detyra e kryetarit të partisë, pasi është një kapitullim pa kushte i rrugës thellësisht të gabuar që ai ndoqi për nxjerrjen e PD nga sistemi. Dhe përderisa ky vendim nuk ishte i tij, por i Sali Berishës, ai nuk mund të ulet në tryezë, pa e marrë këtë vendim Sali Berisha. Ky i fundit nuk ka ndërmend ta hedhë atë hap, pasi ka parimin që Basha e di vetë se çfarë duhet të bëjë. Ndaj gjithë ky presion ndaj Bashës është ose përpjekje për ta ndarë atë nga Berisha…” - shkruan ai.

Kundër një marrëveshjeje të shpejtë, por nga një këndvështrim diametralisht i ndryshëm është edhe Agron Gjekmarkaj: “Nguti për marrëveshje pa parime rrezon moralitetin e një lëvizjeje që e riktheu në jetë opozitën! Nëse ajo bëhet, duhet me garanci ndërkombëtare dhe mbi të gjitha në dritën e diellit e jo në atë të zbehtën e hënës!! Se pastaj refreni të gjithë janë njësoj do dëgjohet pa pushim! Opozita le t’u provojë shqiptarëve si ka bërë nga shkurti e këtej se nuk ka ngut për të rimarrë karriget personale! Po ashtu që Edi Rama mund të rrëzohet edhe pa marrëveshje e mbi të gjitha ajo po transformon vetveten që Rilindja të mos rilindë më! Përndryshe gjithçka është një iluzion, të cilin do ta veshë Edi Rama si kalorës që kalëron në shkretëtirë” - ka shkruar ai në Panorama.

Por, të gjithë këtë debat që gëlon prej ditësh është munduar ta shuajë vetë kreu i opozitës. Për aq sa mund të besohet Lulzim Bashës ai e ka cilësuar këtë si një tymnajë të propagandistëve të Rilindjes që duan të fshehin krimet dhe vjedhjet e tyre: “Sot kur Rama me një grusht oligarkësh dhe pronarë mediash u vjedh shqiptarëve 370 milionë euro, sulen hyzmeqarët mediatikë dhe politikë me gënjeshtra dhe sajesa që të heqin vëmendjen e njerëzve dhe të mbulojnë vjedhjen” - ka qenë prononcimi i tij për këtë temë. Pra po të merren të mirëqena këto fjalë Basha i përmbahet dy sloganeve: "Nuk ka pakt me Ramën" dhe "Nuk hyhet në zgjedhje me Ramën kryeministër". 

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI