Flash

Po thërmohet partia e Erdogan, ish kryeministri Davutoglu shpall forcën e re

Lapsi.al 13 September 2019
Po thërmohet partia e Erdogan, ish kryeministri Davutoglu shpall

Disa kohë më parë, një veprim i tillë do të ishte pothuajse i papërfytyrueshëm në Turqi. Por tani një aleat i Rexhep Tajip Erdoganit i kthen presidentit shpinën – dhe pozicionohet politikisht kundër tij.

Ish-kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu ka dhënë dorëheqjen nga partia në pushtet, AKP e udhëhequr nga Presidenti Rexhep Tajip Erdogani. Kjo u bë e ditur nga Davutoglu në një konferencë shtypi në Ankara. Ai njoftoi në të njëjtën kohë krijimin e një partie të re. Është një “përgjegjësi historike, si dhe një domosdoshmëri” për të “ndërtuar një lëvizje të re politike dhe për të marrë një rrugë të re”, tha Davutoglu. Ai fton të bashkëpunojnë të gjithë ata, “zemra e të cilëve rreh për të ardhmen e këtij vendi”.

Katër shokë

Davutoglu e mbajti konferencën e shtypit së bashku me ish-deputetët e AKP-së Selcuk Özdag, Abdullah Basci dhe Ayhan Sefer Üstün, të cilët gjithashtu njoftuan daljen nga partia – por që me këtë hap ndoshta i dolën përpara një përjashtimi. Korrespondentët e agjencive të lajmeve shkruajnë në këtë sfond për dukuri shpërbërjeje në partinë më të fuqishme në vend. Sipas njoftimeve në shtyp, disa figura në AKP janë të pakënaqur me kursin e Erdoganit.

Në korrik doli nga partia ish-zëvendëskryeministri Ali Babacan. Vitet e fundit janë hapur hendeqe të mëdha midis parimeve, të cilave u beson ai dhe veprimeve të AKP-së, shkroi Babacan në atë kohë si argumentim. Sipas medieve, edhe ai gjithashtu do të themelojë një parti të re.

Largim nga parimet

Davutoglu e kishte akuzuar së fundi disa herë AKP-në se po largohet nga parimet e saj bazë. Ai kritikoi, ndër të tjera, anulimin e zgjedhjeve për kryetar bashkie në Stamboll në mars. AKP-ja atëherë i humbi zgjedhjet. Në përsëritjen e zgjedhjeve në fund të qershorit, e cila u krye për shkak të presionit të fortë të qeverisë, kandidati i opozitës Ekrem Imamoglu fitoi për herë të dytë. DW

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI