Flash

Merkel asnjë premtim Edi Ramës/ Për negociatat vendos Bundestagu në shtator

Lapsi.al 13 September 2019
Merkel asnjë premtim Edi Ramës/ Për negociatat vendos Bundestagu

Po-në që Edi Rama kërkon nga Gjermania për hapjen e negociatave nuk e mori dot sot. Kancelarja gjermane Angela Merkel nuk i'a premtoi ato Ramës, sikurse ky i fundit dëshironte.

Lexo më tej: 

Rama takon Merkel: Në Kancelarinë Federale për të kërkuar PO-në për Shqipërinë 

Në fund të shtatorit, Bundestagu do të vendosë nëse Angela Merkel mund të bie dakord për pranimin e negociatave të anëtarësimit në BE me Shqipërinë në samitin e unionit në mesin e tetorit.

“Gjermania mbështeti pranimin e Shqipërisë në NATO në 2009, dhe mbështet pranimin e shtetit të Ballkanit në Bashkimin Evropian. Gjatë Konferencës së Ballkanit Perëndimor në Posen, më 5 korrik 2019, Kancelarja pranoi se pavarësisht vazhdimit të vështirësive politike, kishte përparim të rëndësishëm në të gjithë rajonin” - thuhet në reagimin e kancelarisë gjermane.

"Gjermania ka një interes të fortë për të kontribuar në kushte të qëndrueshme, demokratike dhe kushtetuese në Shqipëri duke mbështetur procesin e transformimit të saj. Më parë, Rama ishte në prill 2018 mysafir në Kancelarinë Federale për të diskutuar me kancelaren Merkel, ndër të tjera, gjendjen e afrimit të BE në Shqipëri. Gjithashtu gjatë një takimi të Ballkanit Perëndimor në Prill 2019 në Kancelarinë Federale u zhvillua një diskutim dypalësh midis dy krerëve të qeverive." - thuhet në reagim.

Në faqen zyrtare të Bundestag njoftohet se bisedimet e mes tyre u përqendruan në marrëdhëniet bilaterale, por edhe në çështjet e politikës evropiane dhe çështjet rajonale.

Shqipëria ka marrë rekomandimin pozitiv për hapjen e negociatave. Por, negociatat e anëtarësimit nuk mund të fillojnë derisa të dakordësohen qeveritë e të gjitha vendeve anëtare, në formën e një vendimi unanim të marrë nga Këshilli i Bashkimit Evropian. Kjo konsiderohet si një mandat për nisjen e negociatave me vendin kandidat, në këtë rast me Shqipërinë. Prej vitit të kaluar data e hapjes së negociatave për vendin tonë shtyhet. Rama vjet dekoroi edhe katër ambasadorë, për suksesin imagjinar të Shqipërisë në arenën europiane, ku negociatat jo vetëm nuk u hapën, por edhe rekomandimi do të ishte negativ po të mos ishte për interferimin gjerman.

Kulisat / Farsa e dekorimit të katër ambasadorëve 

Edhe këtë qershor vendimi për hapjen e negociatave u shty sërish. Në tetor do të merret një përgjigje. Nga radhët e CDU/CSU-së së Merkel pati kritika të ashpra ndaj vendit tonë.

Gjermania: Shqipëria nuk ka përmbushur kushtet. Asnjë hetim për blerjen e votave 

Por, e majta qeverisëse nuk pranon ta mbajë topin në fushën e saj dhe e dërgon sërish tek vendet anëtare të BE. Për shtyrjen e vendimit për negociatat për në shtator kësaj rradhe, makina propagandistike e majtë i mëshoi problemeve të brendshme të BE-së dhe pozicionit defensiv që mban Franca dhe një grup vendesh ku qeveris e djathta konservatore.

Shqipëria qëndron mes një rekomandimi pozitiv nga Komisioni Europian dhe një grupimi vendesh skeptikë për ecurinë europiane të Shqipërisë. Sinjalet nga kancelaritë europiane anojnë drejt një shtyrje tjetër. Duket se vjeshta po sjell një klimë të ftohtë për Shqipërinë e Edi Ramës, pasi siç lajmërojnë edhe mediat e majta gjermane, jo vetëm që negociatat do të shtyhen një vit, por do të shtohen dhe kushte të reja.

Lajme të këqija nga Gjermania, negociatat për Shqipërinë do të shtyhen sërish 

©Lapsi.al 

 

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Besa e Edi Ramës dhe pengmarrja e Aeroportit të Vlorës

Nëse “Besa” e Edi Ramës do të ishte standardi i qeverisjes, saga e Aeroportit të Vlorës është shembulli se si shteti mund ta thyejë atë përmes vendimeve kontradiktore, pasigurisë ligjore dhe përdorimit selektiv të pushtetit.

15:40

Me sytë katër

PAPARAZZI