Flash

Kina, tjetër gjest vullneti të mirë ndaj SHBA lidhur me tregtinë

Lapsi.al 13 September 2019
Kina, tjetër gjest vullneti të mirë ndaj SHBA lidhur me

Kina bëri të enjten një tjetër gjest të vullnetit të mirë në mosmarrëveshjen tregtare me Shtetet e Bashkuara, duke njoftuar se po shihte mundësinë për të blerë mallra bujqësore amerikane.

Zëdhënësi i Ministrisë së Tregtisë Kineze Gao Feng tha se Kina i mirëpret gjestet e vullnetit të mirë nga ana e administratës Trump, dhe se Kina shpreson që dy palët do të vazhdojnë të krijojnë kushte të favorshme për negociatat tregtare.

Të enjten, Kina njoftoi se po shihte mundësinë për të blerë mallra bujqësore nga SHBA, si mishi i derrit dhe soja.

Presidenti Donald Trump thotë se ai po e shtyn vendosjen e tarifave prej 250 miliardë dollarësh ndaj mallrave kineze si një “gjest i vullnetit të mirë”. Ai thotë se Kina e kërkoi shtyrjen me rastin e 1 tetorit, 70 vjetorit të ditës kombëtare.

Rritja e tarifave nga 25 në 30 për qind duhet të hynte në fuqi ditën e parë të tetorit, ndërsa tani është shtyrë për më 15 tetor.

Njoftimi i Presidentit Trump vjen pas deklaratës së bërë nga Kina të mërkurën, se do të përjashtojë një pjesë të vogël të produkteve amerikane nga raundi tjetër i sanksioneve të vendosura prej saj që duhet të hynin në fuqi më 17 shtator.

“Mendoj se ata bënë gjënë e duhur, mendoj se ishte mirë për ta, ata i hoqën. Po, mendoj se ishte një gjest. Ishte një hap i madh, njerëzit u habitën. Unë për vete nuk u habita. Por mua më takon të merrem me ta. Unë i njoh dhe më pëlqejnë ata; pra shpresoj se mund të bëjmë diçka”, tha Presidenti amerikan Donald Trump.

Bisedimet tregtare të cilat pritet të hapen muajin tjetër në Uashington janë të parat midis dy vendeve që nga korriku.

Presidenti Trump ka akuzuar prej kohësh Kinën për vjedhje të pronës intelektuale dhe manipulimin e monedhës, për t’i bërë produktet e saj më të lira se produktet amerikane në tregun botëror. Kina thotë se politikat tregtare amerikane kanë për qëllim të dobësojnë aftësinë e saj për të konkurruar./VOA

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI