Flash

Demi Moore tregon përdhunimet në librin e saj

Lapsi.al 13 September 2019
Demi Moore tregon përdhunimet në librin e saj

Aktorja Demi Moore vendosi të tregoj historinë e jetës së saj  në librin e autobiografik ‘Brenda dhe jashtë’.’

Aktorja ka treguar në libër histori të cilët më parë nuk ishin të njohura për publikun duke nisur që tek fëmijëria e vështirë , historinë e përdhunimit në moshën 15 vjeçare, martesat e saj të dështuara dhe deri tek aborti kur ajo ishte e martuar me aktorin e famshëm Ashton Kutcher në moshën 42 vjeçare, ku më pas ra në tunelin e drogës dhe alkoolit.

"Kur isha ende fëmijë, më duhej të merrja pilulat nga goja e nënës me gishtat e vegjël, para se t'i gëlltiste ato, ndërsa babai më tregonte se si ta kisha më të lehtë ta bëja. .. fëmijëria ime kishte mbaruar. Pastaj, në moshën 15 vjeç, pasoi dhuna seksuale dhe problemet me drogën'.’Në ditëlindjen time të 16 vendosa të largohesha me një kitarist’ shkruan aktorja ku dy vjet më pas u martua me muzikantin e muzikës rocky Freddy Moore.

Aktorja ka folur dhe për tre martesat e saja të dështuara, ajo me Freddy nga 1980 në 1984, e dyta me Bruce Willis nga 1987 në 2000 dhe më në fund ajo me Ashton Kutcher nga 2005 deri në 2013.

Dhe për këtë të fundit Demi tregon një histori që nuk është ditur më parë.

‘Sapo kishim filluar të takoheshim, ishte viti 2003, unë isha 42 vjeç dhe ai ishte 15 vjet më i ri, mbeta shtatzënë menjëherë dhe të dy vendosëm që fëmija që do të vinte në jetë do të kishte emrin e Chaplin Ray, por në muajin e gjashtë të shtatzënisë kisha një abort spotant’.Pas kësaj historie Moore dhe Kutcher u përpoqen sërish të kishin fëmijë më anë të fertilitetit por pa sukses.Në libër zbulon gjithashtu se ajo e fajësoi veten për abortin dhe se filloi të  marrë përsëri drogë për të kapërcyer dhimbjen.E përsa i përket marteses me aktorin Ashton Kutcher që ateherë historia e tyre bëri bujë Moore është shprehur

"Me të unë ende jetoja rininë time, madje më shumë sesa kur isha me të vërtetë 20 vjeç ...". Ishte viti 2012 dhe menjëherë pas kësaj ajo u detyrua të shtrohej në një qëndër rehabilitimi."Një pjesë e jetës sime ishte copëtuar. Tani jam e pastër por nuk kam një karrierë dhe nëj lidhje të qëndrueshme’ tha në fund Moore për New York Times.

 

Të këshilluara

Meghan i rikthehet punës pas lindjes

Dukesha e Sussex pas shumë problemesh mediatike dhe familjare i është kthyer zyrtarisht punës përsëri. Vetëm pesë muaj pas lindjes së Archie-t, Meghan u pa n...

11:20

Antonio Banderas: Infarkti më ndryshoi jetën

"Infarkti më ka ndryshuar jetën”. Aktori Antonio Banderas nuk bëri lojëra fjalësh teksa foli për frikën e tij gjatë festivalit të Toronto në Kanada, gjatë premi...

18:25

Zbulohet gjëndja e Kevin Hart pas aksidentit

Më 1 shtator aktori , Kevin Hart u përfshi në një aksident të rëndë.Teksa po udhëtonte me dy persona të tjerë makina doli nga kontrolli dhe për pasojë komediani...

17:22

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI