Flash

Brexit pa marrëveshje? Parashikohen protesta, mungesa ushqimesh dhe ilaçesh në Britani

Lapsi.al 12 September 2019
Brexit pa marrëveshje? Parashikohen protesta, mungesa ushqimesh dhe

Skenari famëkeq i daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, pa arritjen e një marrëveshjeje, do të pasohej me vështirësi në sigurimin e ilaçeve dhe të një sasie të ushqimit të freskët. Këto pasoja do të bëheshin shkak për zemërimin e popullatës, që do të “shfrynte dufin” me organizimin e protestave.

Kjo tablo parashikohet në një document të publikuar të mërkurën mbrëma, që mësohet se është hartuar më datë 2 gusht, 9 ditë pasi Boris Johnson fitoi postin e kryeministrit. Në dokument parashikohet se në këtë rast, bizneset mund të përballen me ulje të importeve, për shkak të paqartësive që lidhen me këtë “hard Brexit”.

Po ashtu, shtetasit britanikë mund të jenë subjekte të rritjes së kontrolleve në kufijtë e BE-së. Ndër të tjera, në dokement janë përmendur edhe problemet e furnizimit me naftë, si dhe është thënë se paniku i blerjes së tepërt mund të rezultojë me mungesa në disa pjesë të shtetit.

Ky dokument është publikuar për herë të parë në të përditshmen “Sunday Times” më 18 gusht. Michael Gove, ministri britanik i angazhuar për përgatitje në rast të Brexitit pa marrëveshje, ka thënë se këto paralajmërime janë të vjetra dhe nuk reflektojnë nivelin aktual të negocimeve me Brukselin.

Ndërsa, sipas Partisë Laburiste që është në opozitë ka thënë se dokumenti ka konfirmuar rreziqet e mëdha të Brexitit pa marrëveshje.“Është absolutisht e papërgjegjshme që qeveria ka tentuar të injorojë këto paralajmërime dhe të parandalojë publikun që të mos shohë këto të dhëna”, është shprehur zëdhënësi i laburistëve për Brexit-in, Keir Starmer.

Vendimi për largimin e Britanisë nga unioni evropian ka ardhur pas referendumit të vitit 2015, kur 52 % e britanikëve votuan pro çanëtarësimit.

 

 

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI