Flash

Goditi këngëtarin, Arda dënohet me burg

Lapsi.al 12 September 2019
Goditi këngëtarin, Arda dënohet me burg

Problemet nuk kanë të përfunduar për Arda Turan që duket se pas kthimit në Turqi e ka humbur krejtësisht toruan.

Ish mesfushori i Atletiko Madrid dhe Barcelonës dhe që aktualisht është pjesë e skuadrës së Basaksehir është dënuar me 2 vjet, 8 muaj dhe 15 ditë burg me akuzën e armëmbajtjes pa leje me të cilën edhe qëlloi me synimin për të frikësuar e ngjallë panik, ndërkohë që është rrëzuar akuza për ngacmime seksuale.Në muajin tetor të vitit të kaluar, Arda Turan u përfshi në një zënkë në një klub nate me këngëtarin Berkay Sahin pasi kishte flirtuar me bashkëshorten e këtij të fundit.
Artisti u dërgua në spital me thyerje të hundës, ndërkohë që Turan e ndoqi deri atje ku qëlloi me armë, por sipas avokatit të tij kjo ndodhi aksidentalisht. Megjithatë kjo ngjarje i kushtoi shtrenjtë futbollistit që u dënua me 2 vjet, 8 muaj e 15 ditë burg, dënim që për momentin është lënë pezull. Por Arda Turan nuk është protagonist vetëm i këtij episodi negativ. ish kapiteni i përfaqësueses turke vitet e fundit u akuzua edhe për agresion verbal e kërcënime ndaj një gazetari ndërkohë që është ndëshkuar në kampionatin turk me 16 ndeshje pezullim për agresion ndaj arbitrave.

Të këshilluara

Rihanna sfidon 'Victoria Secret'

Rihanna prej disa kohësh është larguar nga muzika dhe vëmendjen e saj e ka përqendruar tek biznesi i të brendshmeve. Mbrëmjen e kaluar ajo prezantoi në New Y...

18:10

Mbretëresha zemërohet me Meghan Markle

Dukesha e Sussex, Meghan Markle, është vënë në qendër të kritikave për shkak të sjelljes së saj dhe thyerjes së protokollit, gjë që ka inatosur mbretëreshën Eli...

17:30

Anxhela Peristeri tregon planet për fëmijë

Anxhela Peristeri ishte e ftuar  në emisionin e mbasdites ‘Rudina’ ku foli për projektin e saj më të ri ‘Shpirti i bukur’. Por këngëtarja nuk foli vetëm për ...

16:30

Dua Lipa, në revistën prestigjoze (VIDEO)

Dua Lipa përmes një postimi në Instagram, ka bërë të ditur se është në numrin e ri të revistës “The Face”. Këngëtarja publikoi një video, në të cilën u shfaq...

16:00

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI