Flash

Antonio Banderas: Infarkti më ndryshoi jetën

Lapsi.al 12 September 2019
Antonio Banderas: Infarkti më ndryshoi jetën

"Infarkti më ka ndryshuar jetën”. Aktori Antonio Banderas nuk bëri lojëra fjalësh teksa foli për frikën e tij gjatë festivalit të Toronto në Kanada, gjatë premierës së filmit ‘Panama Papers’ këtë të hënë.

“Kuptova që Hollywood nuk bën për mua dhe gjeta mënyrën më romantike për të përdorur kursimet”, thotë ai.

Në Malaga të Spanjës vend ku dhe ka lindur, ka blerë teatrin Soho Caixabank, i cili që nga 14 nëntori do të jetë i hapur.

Pse kthehet në shtëpi? “Kur erdha në SHBA më thanë, ‘Dorëzohu, do të japin vetëm role të personazheve negativ’. Gaboheshin aq shumë dhe koha tregoi se iu solla fat edhe aktoreve të tjera si Salma Hayek dhe Catherine Zeta-Jones, që të dyja të ftuara në Malaga për t’iu folur të rinjve se çfarë është realisht show-business”.

I pyetur nëse e lë përkohësisht kinemanë thotë se, “Teatri është dashuria e jetës sime, është si një femër që e ke lënë pas dore dhe duhet ti përgjigjesh”.

Lidhur me vendimin për tu kthyer në vendin e origjinës tregon se pas infarktit ku iu vendosën tre stenda, një infermiere i kishte thënë “Shumë shpejtë do të ndihesh i trishtuar dhe do të bëhesh më emocional”.

Aktori tregon se pas këtyre fjalëve mendoi, “Imagjinoni të bie në depresion pikërisht pasi shpëtova jetën. Imazhi hollywoodian i heroit në aksion nuk jam unë. Tani preferoj historitë intime europiane, në mënyrë që të mos ndihem si zhongler i terrorizuar nga ideja se mos më bien pjatat për tokë”.

Sa i takon sekretit të tij thotë se, “Punoj pa pushim dhe e dua atë që bëj, që nga moda, fotografia dhe muzika. Arti më bën të ndihem i gjallë”.

Të këshilluara

Zbulohet gjëndja e Kevin Hart pas aksidentit

Më 1 shtator aktori , Kevin Hart u përfshi në një aksident të rëndë.Teksa po udhëtonte me dy persona të tjerë makina doli nga kontrolli dhe për pasojë komediani...

17:22

Kylie ofendon bashkëshortin në emision

Kylie Jenner është një ndër personazhet më të përfolur të momentit. Miliarderja më e re në moshë ishte ftuar së fundmi në një emision dhe ka folur rreth tematik...

17:20

Frika më e madhe e Kylie Jenner është...

Kylie Jenner dhe vajza e saj Stormi iu përgjigjën një sërë pyetjesh pikante në emisionin e Ellen DeGeneres, duke na dhënë mundësi që të mësojmë disa gjëra të re...

15:50

Kim K:Vuaj nga mungesa e vetëbesimit

Kim e ka projektuar besimin si pengesë në karrierën e saj, pasi ka pranuar se ajo vuan nga problemet me trupin e saj dhe ndihet e pasigurt edhe atëherë kur ajo ...

15:09

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI