Flash

Sinead O’Connor shfaqet në skenë pas 5 vitesh e mbuluar me shami

Lapsi.al 11 September 2019
Sinead O’Connor shfaqet në skenë pas 5 vitesh e mbuluar me shami

Me veshjen tradicionale islamike dhe me shami në kokë këngëtarja Sinead O’Connor, u shfaq në skenë për herë të parë pas pesë vitesh.

E ftuar në edicionin irlandez të “Late Late Show”, artistja këndoi këngët hit të saj “Nothing Compares 2 U” dhe “Rainy Night” në skenën e Soho.

Më pas 52-vjeçarja zbuloi edhe arsyet e konvertimit të bërë së fundmi në Islam, “Te besimi gjeta shtëpinë”.

Një vit më parë Sinead ndërroi edhe emrin në Shuhada Sadaqat. Ndërsa drejtuesit të programit Ryan Tubridy, këngëtarja i tregoi se, “Nëse do e njihnit Kuranin, do të kuptonit se keni qenë myslimanë gjatë gjithë jetës pa e kuptuar. Kjo është ajo që më ndodhi. Jam 52 vjeçe, jam rritur në një Irlandë shumë ndryshe nga kjo që është tani. Që të gjithë ishin të palumtur dhe askush nuk ndjente gëzim tek Zoti”.

Sipas saj një mysliman është një person i cili beson se asgjë në univers nuk duhet adhuruar, përveç Zotit, duke shtuar se, “Me Islamin u ndjeva vërtetë, oh Zoti im, jam në shtëpi”.

Lidhur me vendimin për tu mbuluar tha se vishet me veshjen myslimane sa herë që e ndjen dhe se nuk janë rregulla strikte

Të këshilluara

Kylie Jenner dhuron 750 milionë dollarë

Kylie Jenner nuk i mban paratë e saj vetëm për vete. Por miliarderja më e vogël në botë i ka dhuruar për një kauzë të mirë. E ftuar në emisionin Ellen DeGenere...

16:59

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI