Flash

Reperi anullon koncertin për të shpenzuar kohë me familjen

Lapsi.al 11 September 2019
Reperi anullon koncertin për të shpenzuar kohë me familjen

Chance the Rapper ka shtyrë turneun e koncerteve deri vitin tjetër. Por, për këtë ai ka një arsye të vërtetë: familjen e tij.

Reperi u bë baba i një vajze tjetër të quajtur, Marli, javën e kaluar, teksa njoftimin e bëri përmes një fotografie krah bashkëshortes Kirsten Bennett. Të hënën, Chance gjithashtu bëri një postim në Instagram, me një deklaratë më ndryshe. Ai e quajti këtë vit si më të mirin në jetë, por gjithashtu edhe më të ‘zellshëm’ përfshirë familjen dhe punën e tij. Kështu, këtë herë ai anuloi koncertet për të qëndruar me familjen.“Ky vit ka qenë më i miri në jetën time, martesa, fëmija, albumi i parë dhe shumë të tjera. Kur Kensli lindi, unë isha në turne dhe humba pikat më të rëndësishme në jetën e saj. Në këtë pikë, si burrë dhe baba i dy fëmijëve e kuptoj se nuk mund ta bëj atë gabim përsëri. Duhet të jem i dobishëm dhe i domosdoshëm për gruan time në këta muaj duke i rritur fëmijët”.

“Ju kërkoj falje pasi e di që shumë nga ju po më prisni, por shpresoj që do të më kuptoni dhe do ma falni. Turneu fillon nga janari i vitit tjetër dhe ju mund që tani t’i bleni biletat”, ka thënë mes të tjerash 26-vjeçari. Kujtojmë që Chance The Rapper është martuar me Kirsten muaj më parë pas një romance shumëvjeçare, ceremonia e të cilëve u zhvillua në Newport Beach të Kalifornisë.

Të këshilluara

Jason Statham: Incidenti më ndryshoi jetën

Ndonëse kanë kaluar thuajse 6 vite nga aksidenti që aktori Jason Statham pësoi gjatë xhirimit të filmit ‘The Expendables’, ai moment ka mbetur në memorien e tij...

14:37

Bella Hadid: Jeta e modelingut aspak e lehtë

Ndonëse zakonisht Bella Hadid na tregon nëInstagram jetën e ëndrrave, së fundmi ka bërë të kundërtën. Modelja ka publikuar në Instastory dy foto ku tregon shumë...

14:03

Çpo ndodh me karrierën e Feros

Muajin e kaluar, reperi Fero njoftoi largimin e tij nga “On Records” nëpërmjet një postimi në Instagram. Ai tregoi se largimi ishte miqësor dhe kompania kishte ...

09:44

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI