Flash

Historia e fotografisë më kontraverse të 11 shtatorit 2001

Lapsi.al 11 September 2019
Historia e fotografisë më kontraverse të 11 shtatorit 2001

Një fotografi e realizuar në Shtetet e Bashkuara përgjatë sulmeve të 11 shtatorit (2001), të udhëhequra nga grupimi terrorist Al Kaeda, dëshmon se si një imazh i shkrepur mund të përcjellë mesazh të rremë dhe jobesnik për emocionet e vërteta që përjetojnë në atë çast subjektet.

Kur u raportuan mediatikisht sulmet që u morën jetën rreth 3 mijë personave, fotografi Thomas Hoepker ishte në anën e epërme të Manhatanit. Ai mori kamerën e tij dhe me makinë iu drejtua jugut, duke u përpjekur të arrinte në zonën e Qendrës Botërore të Tregtisë, e cila ishte rreth 10 km larg.

Ai fotografoi fillimisht një re të madhe tymi që ngrihej nga Kullat Binjake, kur pa pranë një restoranti në Williamsburg (Brooklyn) një grup njerëzish të ulur në diell, të qetë, duke komunikuar me njëri-tjetrin. Hoepker qëndroi në një distancë të caktuar dhe bëri një foto, pa iu afruar njerëzve në fjalë.

Fotografi me origjinë gjermane, i cili sot është 75 vjeç, vendosi të mos e publikojë atë imazh, sepse kontrasti midis qetësisë dhe atmosferës së grupit dhe tragjedisë në sfond ishte shumë i qartë. Vetëm në vitin 2006, me rastin e përvjetorit të pestë të sulmeve, imazhi u publikua në një libër fotografik të David Friend, i cili shkroi se autori ishte “vetë-censuruar”.

Në po të njëtin vit, kritiku Frank Rich publikoi një artikull të shkurtër në New York Times, ku e konsideronte fotografinë si një shembull të pamundësisë së amerikanëve për të mësuar nga tragjeditë. Ky interpretim shkaktoi në ditët në vijim mjaft polemika; imazhi u cilësua gjithashtu si një tregues i qartë dhe i pamëshirshëm i njeriut për të mbetur i pandjeshëm ndaj një tragjedie të përmasave të tilla.

Walter Sipser, i cili e identifikoi veten si një nga pesë personat e fotografuar, deklaroi asokohe se ishte përkrah të dashurës dhe se po diskutonte ato që po shihte me disa të huaj, të bashkuar vetëm si spektatorë të tragjedisë. Sipser u shpreh se ai, si partnerja e tij, ishte i tronditur dhe njëkohësisht i impresionuar nga ato që po shihte.

Pra, kuptohet qartazi se përse fotografia e Thomas Hoepker është cilësuar kontraverse./ Mapo

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI