Flash

Trump sulmon publikisht çiftin e njohur, ndez debat në rrjete sociale

Lapsi.al 10 September 2019
Trump sulmon publikisht çiftin e njohur, ndez debat në rrjete
Një debat i zjarrtë ka nisur në Twitter mes modeles së njohur Chrissy Teigen dhe presidentit të SHBA, Donald Trump. Ishte ai i pari që në një rrëfim për reformat kriminale të një bashkie, u shpreh se ai dhe Republikanët e tjerë duhet të merrnin më shumë merita që hodhën hapin e parë për firmosjen e ligjit.

Legjislacioni, i nënshkruar në dhjetor, përfshin masa që lejojnë mijëra të burgosur federalë të largohen nga burgu më herët sesa ishte parashikuar.

“UNË E FIRMOSA LIGJIN, askush tjetër dhe Republikanët duhet të marrin më shumë merita. Por tani që ka kaluar, njerëz që nuk kishin virtualisht fare të bënin me të, po përgëzohen. Djem si muzikanti i mërzitshëm John Legend dhe gruaja e tij gojëndyrë, po flasin tani sesa e mrekullueshme është – por si kam marrë rrotull kur kishim nevojë që të miratohej.”- shkroi Trump në Twitter. Dhe sigurisht që modelja, e cila njihet për mospëlqimin e saj ndaj presidentit, i ktheu një përgjigje: “LOL çfarë bushtre. I bëri tag të gjithëve përveç meje. Një nder, zoti President.” Në mënyrë më të përmbajtur ka reaguar dhe “muzikanti i mërzitshëm”. “Imagino të jesh president i një shteti të tërë dhe ta kalosh mbrëmjen e së dielës duke parë me urrejte MSNBC dhe duke shpresuar se dikush- KUSHDO- do e lavdërojë. Melania të lutem lëvdoje këtë burrë. Ai ka nevojë për ty.”- është shprehur John.

Të këshilluara

Gjendja shëndetsore e Michael Schumacher

Michael Schumacher pësoi një aksident të rëndë në 2013, teksa bënte ski dhe që prej atëherë mbetetj i shtruar në spital në koma, dhe asgjë nuk dihej për gjendje...

10:00

Kivanç Tatlitug, pjesë e një komedie

Kivanç Tatlitug është një ndër aktorët më të preferuar në Turqi dhe më gjerë. Ai renditet ndër më të paguarit në kinematografinë turke. Këto asete të tij pad...

19:33

Aktorja Serenay refuzon Netflix

Serenay e njohimfalë famës që mori pas përfshirjes në kastin e serialit “Fi”. Ajo u pëlqye shumë nga publiku ndaj për këtë arsye Netflix i ka ofruar nj...

19:00

Orlando dhe Katy, gati për bebe

Gjërat duken se po shkojnë mrekullisht mirë për Orlando Bloom dhe Katy Perry-in. Aq sa, janë gati për një bebush. Gjatë intervistës së tij për  “The Howard S...

17:20

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI