Flash

Një qeveri "rozë" për BE-në, femra më shumë se kurrë në kabinet

Lapsi.al 10 September 2019
Një qeveri "rozë" për BE-në, femra më

Presidentja e zgjedhur e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka prezantuar ditën e sotme kabinetin e ri të BE-së.

Si kurrë më parë, nën drejtimin e Leyen, komisioni i ardhshëm do të ketë në përbërjen e tij një përfaqësim pothuajse barazitar me gjinive, me nga dymbëdhjetë femra dhe katërmbëdhjetë meshkuj.

“Sot jam e lumtur të paraqes Komisionin tim të balancuar, të zhdërvjellët dhe modern, i cili drejtohet me vendosmëri, i përqendruar qartë në çështjet që kemi në duar dhe jep përgjigje”, shkruan Von Der Leyen në një postim në llogarinë e saj zyrtare në “Twitter”.

Ndërkaq, mësohet se Komisioneri për Zgjerimin dhe për politikë e Fqinjësisë së Mirë, që përbën dhe më shumë interes për Shqipërinë, do të jetë hungarezi László Trócsányi, njëkohësisht edhe anëtar i Parlamentit Evropian. Më parë, Trócsányi ka shërbyer si ambasador i Hungarisë në Francë dhe ministër i Drejtësisë për pesë vite.

Për shkak të largimit të planifikuar nga BE-ja më datë 31 tetor, Mbretëria e Bashkuar nuk përfaqësohet më në Komisionin e ri, që do të fillojë punën e tij më 1 nëntor.

 

 

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI