Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Ligjet kundër mediave/ Brukseli hapur kundër Ramës

Lapsi.al 10 September 2019
Ligjet kundër mediave/ Brukseli hapur kundër Ramës

Pas OSBE edhe BE duket se i është vënë përballë kryeministrit Rama për ligjin represiv anti shpifje që ai po tenton të kalojë në parlament.  Ambasadori i BE-së në Shqipëri Luigi Soreca sinjalizoi se Komisioni Europian do të kundërshtojë paketën e ligjeve “anti-shpifje” të kryeministrit Edi Rama, duke argumentuar se projektligjet nuk respektojnë në tërësi standardet e BE-së për lirinë e fjalës.

Në fillim të korrikut të këtij viti zyra e OSBE-së në Vjenë, i ka sugjeruar kryeministrit shqiptar, Edi Rama, që të rishohë disa pika të “Ligjit të për Komunikimet Elektronike”, dhe atij për median audiovizive, që bien ndesh me standardet ndërkombëtare të lirisë së shprehjes. Madje përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias, Harlem Désir, i ka dërguar kreut të qeverisë një letër për rishikimin ligjor të ndryshimeve që ai parashikon të bëjë duke theksuar mbi të gjitha se AMA nuk mund të marrë rrolin e një gjykate dhe të vendos gjoba për mediat online.

Të njëjtën gjë nënvizoi edhe ambasadori Soreca i cili e përjashtoi kategorikisht luajtjen e një rroli mbikqyrës nga AMA. "BE rekomandon përqasje më pak të ashpra, bazuar në praktikat vetërregulluese" tha ai të hënën gjatë ceremonisë për shpërndarjen e Çmimeve të Bashkimit Europian për Gazetari Investigative në Shtëpinë e Europës në Tiranë.

Lexo më tej:

Paketa antishpifje, përfaqësuesi i OSBE-së letër Ramës: Rishikoni ligjin, ndikon në lirinë e shprehjes

“Komisioni Europian ndan shqetësimet e organizatave të tjera ndërkombëtare në lidhje me mungesën e qartësisë ligjore dhe zgjerimin e funksioneve dhe kompetencave të Autoritetit të Medias Audiovizive për të përfshirë rregullimin e medias online – për shkak se kjo mund të sjellë efekte negative në lirinë e shprehjes,” vazhdoi Soreca.

Ambasadori i BE i referohej katër organizatave ndërkombëtare të lirisë së medias që zbarkuan në qershor të këtij viti në Tiranë dhe i kërkuan qeverisë shqiptare që të tërheqë të ashtuquajturën “paketa antishpifje”, duke i kritikuar projektligjet e rishikuara se mbeten larg praktikave më të mira ndërkombëtare, atyre të OSBE-së dhe Këshillit të Europës. ARTICLE 19, Qendra Europiane për Liri të Shtypit dhe të Medias, ECPMF, Reporterët pa Kufij dhe Organizata e Medias së Europës Juglindore, SEEMO i hartuan pas këtij misioni një apel ku i bëhej thirrje parlamentit që të mos i miratojë projektligjet, duke e konsideruar paketën legjislative “një rishikim kozmetik i amendamenteve të shumëkritikuara të dhjetorit 2018”.

Organizatat e mësipërme ishin pjesë e një misioni tre-ditor të zhvilluar në qershor në Tiranë, ku gjatë një takimi me kryeministrin Edi Rama i kërkuan atij që nisma ligjore të sillej në standardet ndërkombëtare të lirisë së medias. Me sa duket duke parë shurdhërinë e qeverisë tani në lojë ka hyrë edhe komisioni europian.

©Lapsi.al

 

Paketa anti-shpifje, shoqatat e medias: E paprecedentë në vendet demokratike, Rama të tërhiqet

VIDEO/Vërtet mendon që mediat shqiptare janë “kazan”? Rama justifikohet para gazetares së Euroneës

 

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI