Joaquin Phoenix është nominuar 3 herë për Academy Award, 5 herë për Golden Globe dhe së fundmi po shkëlqen në filmin “Joker”, por asgjë prej këtyre nuk do të ishte e mundur pa vëllain e ndjerë, River Phoenix.
Gjatë fjalimit të tij mbrëmjen e së hënës, Joaquin u ndal gjatë tek River, ylli i filmave që u nda nga jeta fare herët, në moshën 23-vjeçare.
“Kur isha 15 ose 16 vjeç, vëllai im River erdhi në shtëpi nga puna dhe kishte me vete kopjen e një filmi të quajtur “Raging Bull”. Ma tregoi, më uli dhe më detyroi që ta shihja. Ditën tjetër kur u zgjova, më bëri që ta shoh sërish. Më thoshte se duhet të filloja të luaja sërish dhe se kjo ishte çfarë duhet të bëja me patjetër. Ai nuk më pyeti, ai më tha.Sot jam në borxh me të sepse aktrimi më ka dhënë një jetë të jashtëzakonshme.”- u shpreh Phoenix, i cili nuk harroi të përmendte gjithë pjesëtarët e tjerë të familjes, që kanë kontribuar në karrierën e tij kinematografike. River ishte vëllai i madh i Joaquin. Ai u nda nga jeta në 30 tetor të 1993-it, në “Viper Room” , club i Johnny Depp në Los Angeles. Shkaku i vdekjes mendohet të jetë overdoza. Ndonëse kanë kaluar më shumë se 25 vite nga vdekja e tij, bota vijon ta përmend dhe ta dojë njësoj si atëherë kur e quajti talentin e tij fenomenal.