Flash

Jo zgjedhje të parakohshme! Parlamenti britanik rrëzon kryeministrin Johnson

Lapsi.al 10 September 2019
Jo zgjedhje të parakohshme! Parlamenti britanik rrëzon kryeministrin

Parlamenti britanik nuk e mbështeti kërkesën e kryeministrit Boris Johnson për zhvillimin e zgjedhje të parakohshme. Në votimet e pasmesnatës propozimi i tij u mbështet nga 293 deputetë, ndërsa kundër votuan 46 syresh, pa mundur të arrihej shumica e nevojshme prej 434 votash.

Johnson këmbëngul se nuk do të kërkojë një zgjatje të afatit për largimin e vendit nga Bashkimi Evropian. Megjithatë, të hënën hyri në fuqi ligji që i kërkon zgjatjen e këtij afati deri në vitin 2020, nëse nuk sigurohet një Brexit me marrëveshje.

Brukseli zyrtar ka theksuar vazhdimisht se nuk ka marrë ndonjë propozim të ri për arritjen e një marrëveshjeje, duke mos shprehur gjithashtu gatishmërinë për modifikimin e “Paketës May”m të refuzuar për tri herë me radhë në Ëestminister. Johnson iu drejtua deputetëve që nëse do të dëshironin të shtynin Brexit-in përtej 31 tetorit, të votonin për zgjedhjet e parakohshme dhe “t’u jepnin mundësinë qytetarëve që të vendosin nëse duan një zgjatje të afatit apo jo”.

“Nëse refuzoni ta bëni këtë sonte, atëherë unë do të shkojë në Bruksel më 17 tetor dhe do të negociojë largimin më 31 tetor, shpresoj me një marrëveshje, por edhe pa të nëse është e domosdoshme”,  vuri në dukje kreu i ekzekutivit britanik.

Ai ritheksoi pas votimit se qeveria e tij nuk do të kërkojë një shtyrje të Brexitit, por do të negociojë një marrëveshje të mundshme “në interes të vendit”. “Kjo qeveri do të vazhdojë përpjekjet për një marrëveshje duke qenë e përgatitur të largohet edhe pa një të tillë.”

Opozita është reshtuar në favor të zgjedhjeve, me kushtin e zgjatjes së afatit për Brexit-in.

 

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI