Flash

Jack Ma jep dorëheqjen nga Ali Baba në 55-vjetorin e lindjes

Lapsi.al 10 September 2019
Jack Ma jep dorëheqjen nga Ali Baba në 55-vjetorin e lindjes

Jack Ma, miliarderi që nisi tregtinë elektronike në Kinë, do tërhiqet zyrtarisht sot nga posti i kryetarit ekzekutiv të Alibaba.

Bashkëthemeluesi i perandorisë së ‘Alibaba’ po feston daljen në pension me një festë të madhe të zhvilluar në një stadium me përmasa olimpike në qytetin e tij të lindjes, Hangzhou.

Pas dy dekadash, ku ktheu Alibaba-n në një biznes prej 460 miliardë dollarësh, Ma tani do përqendrohet në filantropi.

Ai ngriti fondacionin Jack Ma Foundation në vitin 2014 dhe u shpreh se u frymëzua nga Bill e Melinda Gates për të bërë bamirësi.

“Para se të mbush 70 vjeç, unë mund të bëj diçka në fusha të tjera si arsimi,”-tha Ma në një event të Alibaba shtatorin e kaluar.

Ma njoftoi qëllimin e tij për të dhënë dorëheqjen një vit më parë.

Edhe pas largimit nga drejtimi dhe bordi i lartë i Alibaba, ai pritet që do vazhdojë të jetë pjesë e së ardhmes së kompanisë gjatë gjithë jetës së tij përmes anëtarësimit të tij në Alibaba Partnership, një grup prej 36 personash që mund të emërojnë shumicën e drejtorëve në bord.

Ai gjithashtu mban 6.22% të kompanisë.

Si një anëtar i Partisë Komuniste, Ma është sipërmarrësi më i famshëm i Kinës dhe me një pasuri prej afro 40 miliardë dollarë, njeriu më i pasur i vendit.

Por gjithashtu është ish-mësues i gjuhës angleze dhe shpesh ka folur për pasionin e tij për arsimim.

Data që Ma zgjodhi të tërhiqej zyrtarisht, 10 shtatori, është Dita e Mësuesve në Kinë. Por edhe 55-vjetori i lindjes së tij.

Të këshilluara

Dënohet me burg prezantuesi nga Kosova

Mentor Shuki është një personazh televiz dhe një stand- up komedian gjithashtu. Në fillim të vitit 2019 në shtëpinë e moderatorit  policia e Kosovës gjeti ka...

14:13

Sabrina Salerno: Berlusconi çmendej pas meje

Ajo ishte një ndër këngëtaret dhe personazhet publikë më të njohur në Itali, disa dekada më parë. Bëhet fjalë për Sabrina Salernon, e cila së fundmi ka zbuluar...

13:31

Butrinti, në një lidhje të re (Foto)

Ditën e sotme, në portale u përhap lajmi se ekzistonte mundësia që Kiara Tito dhe Butrinit Imeri të ishin me pushime bashkë. Kjo sepse këngëtari ka publikuar di...

12:19

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI