Flash

Eva Longoria rrëfen se ka rënë pre e bullizmit në filmin Shtëpiake të dëshpëruara

Lapsi.al 10 September 2019
Eva Longoria rrëfen se ka rënë pre e bullizmit në filmin

Seriali “Shtëpiake të dëshpëruara” ka mbaruar në vitin 2012, por shumë njerëz vazhdojnë ta duan dhe ta rishohin serialin. Kush mund t’i harrojë Susan-ën, Gabrielle-n, Bree-n dhe Lynette-n?

Megjithatë, ka diçka që nuk e kemi ditur për aktoren Eva Longoria, ose Gabriella, siç njihet në serial.

Për herë të parë ajo ka treguar se ka qenë viktimë e bullizmit gjatë kohës që xhirohej seriali. Ka qenë kolegia dhe mikesha e saj, Felicity Huffman, e cila e ka mbrojtur dhe i ka dalë në krah.

“Ka qenë një periudhë kur isha viktimë e bullizmit nga një person që punonte me mua. I kisha tmerr ditët që më duhet të punoja me të sepse ishin torturuese. Derisa një ditë, Felicity i tha ‘mjaft’ dhe unë shpëtova”, është shprehur Eva pa rrëfyer emrin e personit që e ka tallur.

Së fundi, është Felicity Huffman që po përballet me akuza për korrupsion në kolegjin e të bijës dhe Eva ka shkruar një letër për t’i dalë në krah mikeshës e cila e ndihmoi të luftonte bullizmin

Të këshilluara

Kylie Jenner dhuron 750 milionë dollarë

Kylie Jenner nuk i mban paratë e saj vetëm për vete. Por miliarderja më e vogël në botë i ka dhuruar për një kauzë të mirë. E ftuar në emisionin Ellen DeGenere...

16:59

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI