Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Bllofi i mediave të Veliajt/ Prova se nuk ka marrë asnjë çmim në Vjenë

Lapsi.al 10 September 2019
Bllofi i mediave të Veliajt/ Prova se nuk ka marrë asnjë

Katër ditë më parë në televizionet kombëtare u transmetua me pompozitet lajmi se Tirana ishte vlerësuar nga OKB si një nga qytetet me performancën më të mirë financiare. Lajmin e dhënë nga vetë kreu i Bashkisë së Tiranës nëpërmjet një sekuence filmike nga Vienna dhe një statusi të tij të gjithë mediat e transmetuan pa asnjë verifikim, ashtu sikurse ua kishte kumtuar Erion Veliaj.

Par mjaftoi puna e një reporteri të zakonshëm dhe dëshira bazike për të kuptuar të vërtetën për të nxjerrë bllof të gjithë mediat e mëdha. Faktoje.al, portali që zbuloi edhe faturat e kripura të hoteleve ku shkojnë ministrat tonë, tregoi sot se si ky vlerësim nga OKB është gënjeshtra e radhës e kryebashkiakut tonë, besnik i shprehjes vesi del me shpirtin.

Portali komunikoi me organizatorët e konferencës së përvitshme "Bridge for Cities 4.0", për të pyetur nëse gjatë  kësaj konference ka pasur shpërndarje vlerësimesh apo çmimesh dhe nëse po a i është dhënë një i tillë kryetarit të bashksë së Tiranës Erjon Veliaj.

Nga shkëmbimi i e-maileve shpjegohet se OKB nuk ka dhënë asnjë çmim apo vlerësim. “Erion Veliaj ishte një nga folësit pjesëmarrës në një tryezë të rrumbullakët për kryetarët e bashkive dhe qyteti i Tiranës ra dakord të mbështesë deklaratën për të cilën bëhej eventi.” - thuhet në përgjigjen e organizatorëve të “Bridge for Cities 4.0”.

Nisur nga përgjigjja, kjo deklaratë e kryetarit të bashkisë Tiranë Erion Veliaj rrezulton e pavërtetë.

Por, televizionet kombëtare, altoparlantët e propagandës së lali Erit nuk ngurruan ta transmetonin njëzëri suksesin imagjinar në Vienë. Pikërisht për këtë ia vlen të shikohen kronikat e 6 shtatorit të Tv Klan, Top Channel dhe Vizion Plus më poshtë, ku stafet e mëdha të redaksive nuk vlejnë as sa puna e një reporteri që kërkon të vërtetën. ©Lapsi.al 

https://youtu.be/0vhFtGAVpAI

https://youtu.be/SJIB693fCgc

https://youtu.be/1uKMFBt33r0

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI