Flash

Ylli i Little Mix rrëfen: Kam tentuar të vras veten

Lapsi.al 9 September 2019
Ylli i Little Mix rrëfen: Kam tentuar të vras veten

Ylli i grupit të njohur muzikor “Little Mix”, Jesy Nelson ka zbuluar se dikur është përpjekur të vetvritej pas talljeve të vazhdueshme që i bënin për paraqitjen e saj.

Këngëtarja 28-vjeçare, ka folur hapur për përvojën e saj të trishtë në dokumentarin e ri në BBC, “Jesy Nelson: Odd One Out”.

Ylli i muzikës zbuloi se në kulmin e talljeve dhe ngacmimeve, pas fitores së grupit në X Factor në vitin 2011, ajo mori një mbidozë, por u shpëtua nga i dashuri i saj në atë kohë.

Duke folur për periudhën më të keqe që ka kaluar, Jesy tha se në atë kohë mendonte t’i jepte fund çdo gjëje.

“Mendoja: ‘Vetëm kam nevojë që të largohet e gjitha kjo, duhet t’i jap fund'”.

“Mbaj mend që shkova në kuzhinë dhe mora shumë pilula. Pastaj shkova në shtrat dhe vazhdoja të mendoja: “Le të ndodhë. Shpejto”.

Ajo më pas i tregoi të dashurit se çfarë kishte bërë dhe një ambulancë nxitoi për ta marrë menjëherë.

Familjarët e saj, një anëtar i ekipit të saj drejtues dhe shoqet e grupit “Little Mix” u tronditën kur e morën vesh.

Filmi dokumentar tregon gjithashtu se bukuroshja brune luftoi aq shumë me varësinë ndaj drogës që ndikoi në shëndetin e saj mendor dhe kishte probleme të vazhdonte angazhimet e saj me grupin e vajzave.

Të këshilluara

Rovena Dilo i jep fund lidhjes me balerinin

Prej vitesh tashmë dihej që Rovena ishte në një lidhje me balerinin Eltion Merja, dashuria me të cilin nisi në "Dancing with the stars". Burime të "Panorama ...

16:34

Romeo flet për lidhjen me Jonidën

Jonida Maliqi dhe aktori Romeo Veshaj përfliten se janë në një lidhje. Çifti janë kapur disa herë mat duke u puthur apo në raste të tjera në shoqërinë e njëri-t...

14:33

Klohe: Përballja me Tristan, e vështirë

Së fundmi e ftuar në një emision radiofonik, Khloe ka treguar për herë të parë se si e përjetoi takimin në ditëlindjen e vajzës me ish-partnerin e saj. Ylli ...

12:12

Alketa tregon shifrën e prezantimit në RTSH

Alketa Vejsiu këtë vit do të jetë në drejtimin artistik, skenarin dhe prezantimin e Festivalit të Këngës në RTSH, krah regjisores Vera Grabocka. Në një inter...

11:31

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI