Flash

Portret/ Shkëlqimi dhe rënia e kapitenit Mavraj

Lapsi.al 9 September 2019
Portret/ Shkëlqimi dhe rënia e kapitenit Mavraj

Dikur ishte ai që hezitoi gjatë të luante për Shqipërinë. Tani është kombëtarja që ai i shërbeu si qendërmbrojtës edhe si kapiten që ka hapur debatin: A i duhet më Mërgim Mavraj? i pari që e ngacmoi këtë temë, qe ish kapiteni kontravers i kombëtares, Rudi Vata i cili pas ndeshjes për tu harruar me Francën deklaroi se Mavraj duhet të tërhiqej nga skuadra që pësoi katë gola në Sta

de dë France. Një ditë me pas edhe trajneri Reja deklaroi se kapiteni nuk do të ketë vend në formacionin që do të përballet në Elbasan me Islandën? A është ky fillimi i fundit për Mëgrim Mavrajn? A do duhet ti themi lamtumirë njeriut të fitoreve legjendare në Portugali, kryqëtarit të aventurës në France 2016, golëshënuesit ndaj Armenisë, pikërisht në ditën kur ndenji në fushë, megjithë ndajren nga jeta të të atit?

Lexo me tej:

Pokeri i Francës kundër Shqipërisë (Golat video)

Ndosha ky është fundi i një cikli të hapur me mundim në mesin e viteve 2000. Atëhere ai lojtar i ri i gjermanëve të Darmstad filloi të bëhej i dëgjuar edhe në Shqipëri.

Në shtator 2006, Mërgimi nisi procedurat e marrjes së nënshtetësisë shqiptare së bashku me Besart Berishën. Në atë kohë trajner ishte gjermani Hans-Peter Briegel. Pak muaj më vonë, trajneri i ri i kombëtares shqiptare, kroati Otto Baric “e thërret” për një seancë vëzhgimi dhe më pas e kalon te kombëtarja Under 21. Mërgimi e refuzoi (dikush mund të thotë se ai donte skuadrën e parë). Në shkurt 2007 thirret nga trajneri i Under 21 të Gjermanisë Dieter Eilts. Ai debutoi për 23 minuta në vend të Torben Joneleit në një ndeshje miqësore kundër Italisë. Me fanellën e Gjermanisë luajti edhe një herë tjetër dy vjet më vonë në vitin 2009 kundër Bjellorusisë për 90 minuta të tëra.

Pas rënies nga kategoria për Darmstadt, në verën e vitit 2007 e mori Bochum për 350 mijë euro. Skuadra drejtohej në atë kohë nga Marcel Koller, ish trajneri i Austrisë. Ai e dërgoi të luajë me skuadrën e kategorisë së katërt, por i rezervoi edhe një surprizë duke e aktivizuar në Bundesligë në një ndeshje me Karlsruhe. Duke parë se ai shkëlqeu e futi në fushë edhe javën tjetër kundër Hansa Rostock, në të cilën ai shënon golin e fitores 2-1. Në sezonin pasardhës atë 2008-2009 ai luan më shumë ndeshje në Bundesligë. Aventura e tij me Bochum përfundon në janar 2011 që e largoi drejt SpVgg Greuther Fürth. U deshën vetëm pak javë që skuadra e re ta besojë si titullar. Pjesa e parë e sezonit ishte e mirë. E dyta ishte historike sepse në sezonin 2011-2012 skuadra e tij fitoi Bundesligën 2. Një nga çelësat ishte pikërisht, mbrojtja ku u pësuan vetëm 27 gola në 34 javë. Thomas Kleine dhe Mavraj shpallen mbrojtësit më të mirë të kampionatit. Lojtarët e skuadrës e votojnë si kapiten për sezonin e ardhshëm.

Pikërisht kjo ngjitje në karrierë tërhoqi vëmendjen e FSHF.

Në mars 2014, kur trajner i Shqipërisë ishte kroati Josip Kuže e kishte thirrur për një miqësore kundër Irlandës së Veriut, por përgjigjja ishte “jo”. E fyen dhe ofenduan shumë tifozë duke e quajtur “tradhtar”. FSHF i bëri të ditur se në rast të një tjetër refuzimi nuk do të mund të vishte më kurrë fanellën kuq e zi. Ai kërkoi kohë për të vendosur. Nuk mund ta fshehë se i pëlqente të luante për bluzën e Gjermanisë.

Ia përkëdhelte këtë dëshirë edhe Matthias Sammer në telefon në atë kohë Drejtor Teknik i kombëtares që në telefon i premtonte se ndoshta mund të thirrej në skuadrën e parë pas botërorit 2010.

Në krahun tjetër federata Shqiptare e Futbollit bënte lëvizjet e saj. Presidenti Duka kishte sjellë në pankinë italianin Gianni De Biasi. Ai provoi për herë të tretë pasi po kërkonte lojtarë të gatshëm dhe të rritur jashtë dhe me përvojë në mbrojtje.

26-vjeçari luan më 2 shtator me bluzën e Shqipërisë kundër Qipros në kualifikueset e botërorit 2014. Nuk tërhiqet më që atëherë duke u bërë një nga pikat kyçe të ekipit të De Biazit duke u shfaqur herë pas here edhe si golashënues si psh në ndeshjen miqësore (1-1) në Renë kundër Francës. Ai merr pjesë një fushatën fituese të kualifikimit në europian. Pas lënies së futbollit nga Canaj dhe një pause të shkurtër kur shiritin e kapitenit e mbajtën Agolli apo Hysaj, ai bëhet trashigimtari i ish partnerit të tij në qendër të mbrojtjes. Eshtë po aq i rëndësisshëm sa për De Biasin edhe për Panuccin e Rejën. Së paku deri të shtunën e fundit në Paris.

Sepse ka disa kohë që edhe karriera e tij me klubet nuk është më në ditët më të mira. Ai u largua dy vite më parë nga Hamburgu, pasi nuk aktivizohej më, mbeti pa skuadër, kaloi më pas tek Aris në Greqi dhe tek Ingolstadt, por pa lënë më gjurmë askund. Në merkaton e kësaj vere, ai gjeti më në fund një skuadër të përshtatshme, duke u kthyer aty ku ka qëndruar për tre vite, tek Greuther Furth në kategorinë e dytë gjermane.

A mund të barabitet kjo me fundin e një karriere? A po perëndon ylli i Mërgim mavrajt në futbollin e nivelit të lartë? Ndoshta elementët për një konluzion të tillë janë mbledhur, sidomos pas disfatës së rëndë të Parisit. E ndoshta Mërgim Mavraj duhet të mësohet edhe me këtë. Ajo kombëtare që ai iu mëdysh për tiu bashkuar vite më parë, e njëjta që i dha dhe disa nga pikat më të larta të karrierës së tij, tani është në dyshim për të. Dhe Mërgimit, një prej të fundmve të plejadës së kosovarëve që bënë Shqipërinë të shkëlqejë, tani si besimtar s’i ka mbetur veçse të lutet. Dhe Mavraj pavarësisht moshës ka dhënë shembuj se di të ringrihet.

 

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI