Flash

Partia në pushtet e Rusisë pëson humbje në Moskë

Lapsi.al 9 September 2019
Partia në pushtet e Rusisë pëson humbje në Moskë

Partia në pushtet e Rusisë “Rusia e Bashkuar” pësoi humbje të madhe në zgjedhjet e së dielës për Parlamentin e qytetit të Moskës. Sipas rezultateve gati të plota, partia humbi afro një të tretën e ulëseve në Parlamentin prej 45 vendesh, por pritet të ruajë shumicën me rreth 26 ulëse.

Udhëheqësi i “Rusisë së Bashkuar” në Moskë, Andrei Metelsky, nuk u rizgjodh. Me shumicën e kandidatëve të opozitës të skualifikuar, komunistët, të pavarurit dhe të tjerët fituan po ashtu ulëse në Parlament.

Përjashtimi i kandidatëve të opozitës shkaktoi protesta masive në Rusi. Mijëra njerëz u arrestuan, ndërsa policia speciale u akuzua për reagim brutal ndaj demonstruesve. Përveç Moskës, rusët votuan edhe në rajone të tjera më 8 shtator.

Në mediat sociale u postuan disa raporte për mashtrime në zgjedhje, por Radio Evropa e Lirë nuk mund t’i verifikonte në mënyrë të pavarur. Ella Pamfilova, kryetare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Rusi, tha se deri më tash “nuk ka informacione se ndonjë prej zgjedhjeve mund të jetë e pavlefshme”.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI