Flash

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Meta tregon dokumentin: Do digjej Kuvendi, nuk mund të lejoja përsëritjen e Rajshtagut

Lapsi.al 9 September 2019
Meta tregon dokumentin: Do digjej Kuvendi, nuk mund të lejoja

Presidenti në komisionin për shkarkimin e tij: tre arsyet pse e anullova 30 qershorin

Në një mjedis, kordial dhe të qetë, sikur Meta me Rilindjen të ishin ende në koalicion dhe jo në armiqësi të shpallur, kreu i shtetit i është përgjigjur deputetëve që po hetojnë shkarkimin e tij, për arsyet se përse ai e anulloi 30 qershorin si datë të zgjedhjeve locale. Ai ka renditur tre shtylla kryesore: Kushtetuese, atë të sigurisë kombëtare dhe atë të interest kombëar.

Lexo më tej:

Andi Bushati:Presidenti ra në kurthin e komisionit anti- Meta

Ilir Meta ka theksuar se kushtetuta e shqipërisë garanton pluralizmin politik që ai si student i dhjetorit është ngritur ta rikthejë në vitin 1990. Por Gjykata e strazburgut ka marrë në vitin 2015 një vendim (të cituar gjërësisht nga presidenti) e cila zgjedhjet me një kandidat nuk i cilëson të lira dhe të ndershme. Pra sipas Metës në 30 qershor cënohej parimi kushtetues i pluralizmit politik gjë që e bëri atë të ç’dekretonte zgjedhjet.

Parimi i dytë që e ka shtyrë presidentin është ai i sigurisë kombëtare. Meta ka thënë se dispononte një dokument (supozohet të jetë nga SHISH) të cilin ai nuk mund ta bënte publik vetëm me lejen e institucionit që e ka prodhuar dhe vetëm nëse anëtarët e komisionit ishin të gjithë me çertifikatë sigurie, ku flitej se gjatë protestave opozitare do të digjej nga persona të caktuar parlamenti. Meta ka përdorur shkarazi krahasimin me djegjen e Rajshtagut gjerman që u përdor nga më pas si pretekst nga Hitleri për vendosjen e  diktaturës. “Unë nuk mund ta lejoja një gjë të tillë” ka thënë ai duke argumentuar se ndëkohë që sipas raportit të fundit të OSBE ODHIR palët ecnin përpara me antagonizëm (armiqësi e ka përkthyer presidenti) ai nuk kishte zgjidhje tjetër.

Parimi i tretë është ai i interesit kombëtar. Meta e ka vënë veten në rolin që i jep kushtetuta për të qenë garant i marëveshjeve të vendit me organizmat dhe institucionet ndërkombëtare. Në këtë tagër ai ka theksuar se Marëveshja e Asocim Stabilizimit parashikon dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Aq më tepër që mos zhvillimi i tyre do të pengonte edhe hapjen e negociatave. “Edhe pa bere 30 qershorin Shqiperia kishte probleme me zgjedhjet, jo më me këto votime një partiake në gjysma e zonave ishin pa kandidat alternative” ka thënë ai duke përligjur me këtë edhe dekretimin e 13 tetorit si një datë që gjendet përpara afatit kur vendoset për Shqipërinë në BE.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI