Flash

Jeta e thjeshtë e aktoreve turke përtej ekranit (Foto)

Lapsi.al 9 September 2019
Jeta e thjeshtë e aktoreve turke përtej ekranit (Foto)

Në serial shfaqen mes luksit, veshje firmë, makina të shtrenjta, vila, para, por realiteti i aktoreve që luajnë rolet e Merves, Pelinit, Arzus dhe Ojas është shumë ndryshe.

Le ta nisim me Merven e cila mbahet si Mbretëresha e lagjes së pasur ku jetojnë personazhet e këtij seriali. Ajo njihet për jetën e luksit dhe maninë për t'i pasur të gjitha për vete, por në jetën reale Merve nuk është aspak kështu. Aktorja Aslihan Gurbuz që luan rolin e Merves, në realitet nuk jeton në një lagje të pasur, përkundrazi ajo është zhvendosur të jetojë në fshat.

Atë e sheh shpesh të pozojë mes lëndinave, me kafshët, duke mbledhur fruta majë pemës e veprime të tjera që një femër si Merve s'do i bënte kurrë.

ImageImage

 

 

Po ashtu edhe Pelin bën një jetë komplet ndryshe nga ajo në serial ku ka rënë në sy për veshjet plot stil dhe firmë.

Por në realitet aktorja Bade Isçil bën një jetesë shumë të thjeshtë, nuk vishet me xixa e me firma si në serial, por siç e shihni në fotot e mëposhtme ajo ka një stil krejt tjetër.ImageImage

Në serial Arzu shfaqet si një nënë e përkushtuar ndaj fëmijëve dhe familjes, por në jetën reale aktorja Tulin Ozen është e kundërta.

Ajo është e përqëndruar tek karriera dhe nuk ka ndërmend për momentin të nisë një familje. Në jetën reale Arzu është një femër plot klas dhe sharm siç e shihni në foton e mëposhtme.

Image

Oja gjithashtu bën një jetë tjetër nga roli i saj në serial. Aktorja Gokçe Bahadir në serial shfaqet si një femër serioze, e veshur gjithnjë me kostum e xhaketë.

Por në realitet atë e sheh me pantallona të grisura, bluza të shkurtra e flokët e shpupurisur. Ajo është gjithashtu këngëtare dhe në skenë shfaqet shpesh me veshje ekstravagante.

Image

Të këshilluara

Rita Ora flet për biseksualitetin

Rita Ora ka zbuluar se  nuk njeh as fytyrë e as gjini kur bëhet fjalë për dashurinë dhe shikon më shumë personin sesa pamjen e tij fizike. Këngëtarja, 28 vje...

10:59

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI