Flash

Dy vite pas vdekjes së Chester Bennington, bashkëshortja e tij gjen sërish dashurinë

Lapsi.al 9 September 2019
Dy vite pas vdekjes së Chester Bennington, bashkëshortja e tij gjen

Dy vjet pas vdekjes së bashkëshortit të saj, e veja e Chester Bennington është fejuar.

Talinda Bennington njoftoi lajmin në mediat sociale.

“Jam e lumtur të njoftoj fejesën me engjëllin tim, Michael F,”-shkroi ajo mbrëmjen e së premtes në Instagram. “Unë jam këtu për t’ju thënë se mund të gjeni dashurinë pas tragjedisë.”

Lideri i Linkin Park dhe Talinda u martuan në vitin 2005. Rokeri i famshëm i dha fund jetës në vitin 2017. Ai u nda nga jeta në moshën 41-vjeçare pasi luftoi me varësinë ndaj drogës dhe alkoolit.

“Vdekja e të dashurit të zemrës nuk do të thotë vdekje për ju,”-tha 42-vjeçarja. “Familja ime, miqtë dhe vëllezërit e Linkin Park e kanë pranuar Michael në familje me krahët hapur.”

I fejuari i saj nuk u publikua në postim, por TMZ raporton se ai është një zjarrfikës në Los Angeles.

Një nga anëtarët e grupit të Bennington, Mike Shinoda uroi Talindën për lajmin e mirë: “Unë ju kam uruar tashmë të dyve personalisht, por po ju uroj përsëri! Keni gjithë dashurinë dhe mbështetjen tonë!”

Bennington dhe Talinda kanë tre fëmijë së bashku: djalin Tyler, 13 vjeç dhe vajzat binjake Lillyn e Lilan, 8 vjeç.

Këngëtari i ndjerë ka edhe 3 fëmijë të tjerë nga marrëdhëniet e mëparshme: Jaime, 23 vjeç, Isaiah, 21 vjeç dhe Draven, 17 vjeç.

Të këshilluara

Kivanç Tatlitug, pjesë e një komedie

Kivanç Tatlitug është një ndër aktorët më të preferuar në Turqi dhe më gjerë. Ai renditet ndër më të paguarit në kinematografinë turke. Këto asete të tij pad...

19:33

Aktorja Serenay refuzon Netflix

Serenay e njohimfalë famës që mori pas përfshirjes në kastin e serialit “Fi”. Ajo u pëlqye shumë nga publiku ndaj për këtë arsye Netflix i ka ofruar nj...

19:00

Orlando dhe Katy, gati për bebe

Gjërat duken se po shkojnë mrekullisht mirë për Orlando Bloom dhe Katy Perry-in. Aq sa, janë gati për një bebush. Gjatë intervistës së tij për  “The Howard S...

17:20

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI