Flash

Presidenti ra në kurthin e komisionit anti- Meta

Lapsi.al 9 September 2019
Presidenti ra në kurthin e komisionit anti- Meta

Duke dashur të ruajë dhe të respektojë staturën e postit që mban, Ilir Meta i ka dhënë pa dashje një ceremonialitet institucional, një pushteti që i kanë rënë brekët. Po të shihje sot paraqitjen e presidentit në komisionin që po shqyrton shkarkimin e tij, Shqipëria ngjante si një nga vendet më demokratike të botës. Ajo seancë pyetje përgjigjesh, ishte krejt e ndryshme nga sa ne jemi mësuar të shohim në atë sallë. Kush e kujton përplasjen epike të komisionit Olldashi- Rama dhe paraqitjen e këtij të fundit me megafon në dorë, kush sjell ndërmend me neveri hetimin e komisionit hetimor për “puçin” e 21 janarit, bie pa dyshim dakord se seanca e sotme ishte një model.

Aty u diskutua në mënyrë kordiale dhe të edukuar për dilema kushtetuese, aty socialistët ishin instruktuar që mos bënin replika me kreun e shtetit, aty dhe opozitarët e rinj që sillen si rrugaçë në parlament kundër presidentit ishin bërë pula, aty tonet solemne dhe “interesi për mbrojtjen e shtetit” dukej sikur qenë preokupimet madhore të bashkëbiseduesve, aty ta shpifte teatraliteti për ti thënë pafundësisht faleminderit njëri -tjetrit mes Metës, Manjës e të tjerëve.

Kujtdo që e dëgjonte atë seancë pyetje përgjigjesh, i krijohej përshtypja e rreme se ligjvënësit dhe shtetarët shqiptarë janë ata që raskapiten deri në stërmundim për të drejtën e qytetarit për të zgjedhur, për sovranitetin e popullit, për reflektimin e vendimeve të Strazburgut tek ne dhe për të ardhmen perendimore të vendit.

Ilir Meta u përpoq në çdo gjest dhe çdo gërmë të qëndronte në staturën e shtetarit. Ai përsëriti edhe njëherë argumentat tashmë të njohur të ndarë në tre shtylla, se përse, për arsye kushtetuese, të sigurisë kombëatre dhe të interesit kombëtar, vendosi anullimin e 30 qershorit. Ai u përpoq të luante rolin e unifikuesit të kombit që nuk binte dakord as me veprimet e papërgjegjshme të Bashës dhe as me arrogancën qore të Edi Ramës. Ai i qëndroi versionit presidencial se kishte kërkuar gjatë gjithë kohës kompromisin dhe shmangjen e përplasjeve të dhunshme.

Lexo më tej:

Meta tregon dokumentin: “Do digjej parlamenti, nuk mund të lejoja përsëritjen e Rajshtagut”

Pra, po të supozojmë se gjendemi në një situatë normale, Ilir Meta u soll si një burrë shteti, i cili e respekton piramidën në krye të së cilës gjendet, madje deri edhe procedurën qesharake që kërkon shkarkimin e tij.

Dhe këtu natyrshëm lind pyetja: a shkon ky ceremonialitet institucional me gjendjen aktuale? A ka nevojë për kaq seriozitet me këtë parlament qesharak të mbetur antikushtuetshmërisht me 120 deputetë? A është e domosdoshme pjesmarrja në këtë komision, që bëhet vetëm për të mbytur me propagandë zhvillimin e zgjedhjeve moniste të fshikulluara edhe nga OSBE-ODHIRI? A duhet trajtuar me dinjitet një pushtet që zëvendëson Gjykatën Kushtetuese me Kolegjin zgjedhor, që vepron si maskë duke mos botuar dekretet në Fletoren Zyrtare, që përdor KQZ-në si leckë dhe tremb gjykatësit e zgjedhjeve me gogolin e vettingut?

Sepse të jetmi të qartë, pas kordialitetit dhe toneve etike të seancës së kësaj të hëne, pas dilemave për shkeljen apo jo të kushtetutës, fshihej fytyra e pushtetit personal dhe autarkik, që ka marrë vendimin për këtë komision, që ka shtypur butonin e kuq të luftës me presidentin, që ka shkruar pyetjet e dordolecëve të tij në atë sallë, e madje që ka vendosur që ajo shfaqe i duhej e qetë e edukuar dhe institucionale.

Ky qe kurthi ku ra dhe Ilir Meta. Ai e trajtoi atë si të tillë. Me merakun skrupuloz për tu dukur si burrë shteti, ai i dha legjitimitet bandës së pushtetit.

Ai nuk duhet të kishte shkelur në atë komision.

Ai duhet ta kishte refuzuar atë farsë “korrekte dhe paqësore”. Aq më pak ai duhet të përpiqej të hiqej si një kryetar shteti që respekton të gjitha palët. Sepse sjellja me normalitet dhe asnjëanësia ndaj palës të cilën ai kishte sot përballë, është në rastin më të mirë një gafë politike. Pikërisht këtë bëri Ilir Meta sot, duke paraqitur si normalë, një pakicë banditësh anormalë.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Tre lajme të mira nga zgjedhjet në Kosovë

A.Kurti apo V.Osmani në krye të Qeverisë, një koalicion në pikë të ditës dhe PDK-ja si prijëtare kundër korrupsionit: kur normaliteti shndërrohet në mundësi rea...

09:54

Një raport për zgjedhje të paligjshme

Ndoshta për herë të parë në historinë  e saj si organizatë,  OSBE-ODIHR, është detyruar të mbajë një raport unik: raport për zgjedhje që edhe vetë i ka konsider...

12:03

Nuk ka më Dit(të)mirë në PS

Një luzmë mediash pro qeveritare i janë vërsulur Ditmir Bushatit, për fajin e vetëm se ka sulmuar "pronarin" real të tyre. TV Klan qëmtoi në arkivat e fushatës ...

20:47

Etilda në hotelet e çudirave

Kur lexova jusitifikimin e Etilda Gjonit pasi ishte denoncuar për pagesat marramendëse të dhomave të hoteleve gjatë shërbimeve jashtë shtetit, automatikisht mu ...

22:26

Kur shteti çmendet më keq se Mihali

Kur erdhi në pushtet, rreth 6 vite më parë, Edi Rama deklaroi se “do të qeveriste me forcën e shembullit dhe jo me shembullin e forcës”. Midis dhjetra rasteve q...

17:49

Ç’ka mbetur tek rilindja nga partizanët?

Prej ditësh në rrethet e ngushta të historianëve, gazetarëve dhe veteranëve po gëlon një debat lidhur me reshtimin e Shqipërisë gjatë luftës së dytë botërore. S...

18:30

Besojeni, Rama prapë nuk e ka ditur

Sapo u bënë publike dokumentat e arrestimit të Valdrin Pjetrit, Edi Rama përzgjodhi mënyrën që tashmë është bërë bajate, atë të justifikimit.  Në morinë e st...

13:45

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI