Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Google dhe Youtube gjobiten me 170 milion dollarë

Lapsi.al 8 September 2019
Google dhe Youtube gjobiten me 170 milion dollarë

Google dhe kompania aksionet e së cilës zotëron, YouTube, të akuzuara për shkelje të ligjit, duke ekspozuar fëmijët me video të papërshtatshme apo për mbledhjen e të dhënave personale të përdoruesëve, do të paguajnë 170 milionë dollarë gjobë për SHBA-në.

 Kjo u bë  e ditur nga  agjencia për mbrojtjen e konsumatorëve (FTC) në një komunikatë zyrtare. Në prill 2018, 23 organizatat për mbrojtjen e të drejtave digjitale dhe për mbrojtjen e fëmijëve kishin depozituar një ankesë tek FTC. Ato akuzonin YouTube për mbledhje të informacioneve personale të minorenëve (lokalizimi, aparati i përdorur, numri i telefonit) pa dijeninë e prindërve. FTC-ja do të marrë 136 nga 170 milionë dollarë gjobë ndërkohë që 34 milionët e mbetura do të shkojnë për Ministrinë e Drejtësisë të shtetit të Nju Jorkut.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI