Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Video / Skandal në Paris, francezët luajnë gabim himnin shqiptar

Lapsi.al 7 September 2019
Video / Skandal në Paris, francezët luajnë gabim himnin shqiptar

Incident sportivo-diplomatik në Paris në vigjilje të sfidës mes Francës e Shqipërisë. Në Stade de France tifozët dhe lojtarët kuqezi janë befasuar nga tingujt e himnit kombëtar që duhej të luhej para ndeshjes. Në vend të himnit kombëtar të Shqipërise është luajtur ai i Andorrës, që ka indinjuar stafin e kombëtares, duke vonuar minuta të tëra fillimin e ndeshjes.

Por ironia nuk ka mbaruar këtu. Pasi  himni ynë është gjetur, spikeri i stadiumit ka kërkuar ndjesë dhe i ka ftuar tifozët të dëgjojnë himin e ...Armenisë.

Mësohet se e gjitha ka qenë një ngatërresë e zbuluar nha media sportive franceze, RMC Sport. Federata franceze ka një shërbim protokoll që bashkëpunon ngushtë me marketingun në menaxhimin e organizimit të një takimi ndërkombëtar, miqësor ose zyrtar.

Himnet të skuadrave mike, shërbimet e Federatës Franceze të Futbollit i marrin nga UEFA nëpërmjet shërbimeve postare. Por shërbimeve të FFF i kanë ardhur dy e-maile sipas RMC Sport. Një për Shqipërinë dhe një për Andorrën pasi Franca të martën pret në të njëjtin stadium kombëtaren e ketij vendi.

Duket se në adresë të shërbimeve të FFF kanë ardhur dy e-maile dhe për ironi të fatit është hapur himni i Andorrës dhe jo ai i Shqipërisë. Padyshim rastësisë nuk mund të justifikohet faji i FFF-së apo shërbimeve të saj dhe pse deri tani nuk është marrë asnjë masë. Trajneri Deschamps deklaroi se gabimi me himnin nuk duhet të ndodhë më ndërsa dhe vetë Presidenti francez i ka kërkuar ndjesë Edi Ramës, ndjesë e cila është pranuar nga kryeministri i Shqipërisë.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI