Flash

Rita Ora: Isha më e lumtur pa rrjete sociale

Lapsi.al 7 September 2019
Rita Ora: Isha më e lumtur pa rrjete sociale

Së fundmi ajo ka pranuar se jeta e vëzhguar nga syri i publikut dhe nën ndikimin e komenteve dhe mendimeve në rrjete sociale mund të jetë tepër e vështirë.

Gjatë lancimit të një linje të re këpucësh në Berlin, Rita ka folur po ashtu dhe për periudhën e jetës para kohës së Instagramit. Ndonëse tani këngëtarja është e lumtur që është një idhull për shumicën e fansave të saj, ajo ndihet mirë që mban mend se si është jeta pa rrjete sociale.

Ajo ka pranuar se duhet t’i kujtojë vetes që Instagrami nuk është jeta e vërtetë, në mënyrë që t’i marrë me sportivitet të gjitha komentet negative që mund t’i shkruajnë. Po ashtu Rita është shprehur se kur je i rrethuar nga njerëz që të duan të mirën dhe kur je i fortë, atëherë je në gjendje t’i ndash të dy botët.

‘Mendoj se bota ka ndryshuar përgjithmonë tani dhe jam me fat që kam jetuar dhe në një periudhë ku rrjetet sociale nuk kanë ekzistuar, dhe më vjen keq që fëmijët e sotëm nuk e njohin një pjesë të tillë.”-është shprehur mes të tjerash Rita. ‘Ndonjëherë thjesht duhet të ecësh me kohën dhe të kuptosh që nuk është jeta e vërtetë dhe duhet të mbash mend t’i ndash të dyja. Unë të paktën kështu e shoh.”-ka shtuar ajo.

Të këshilluara

Keeping up with the Kardashians, nis sezoni i ri

Një ndër serialet më të ndjekura në botë, ‘Keeping Up With The Kardashians’ pritet të nisë në datë 8 të këtij muaji duke sjellë shumë drama. Së fundmi është pub...

15:28

Gjendet i vdekur aktori italian

Tragjik ka rezultuar fati i aktorit italian Federico Palmieri, i cili u gjet i varur në banesën e tij. Ngjarja ndodhi në dje pasdite në Piazza të Bolon...

14:51

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI