Flash

Qëllohet me plumb në kokë avokati që mbrojti ASAP Rocky në Suedi

Lapsi.al 7 September 2019
Qëllohet me plumb në kokë avokati që mbrojti ASAP Rocky

Avokati suedez Henrik Olssen Lilja, i cili mbrojti fillimisht reperin ASAP Rocky gjatë akuzave për një sulm në Suedi, është plagosur në Stokholm.

Siç raporton “Forbes”, Lilja u qëllua në gjoks dhe në kokë të premten nga një mashkull ende i paidentifikuar.

 

Lilja thuhet se e thirri vetë policinë dhe u dërgua menjëherë në spital. Që nga momenti i sulmit, policia ka arrestuar disa të dyshuar për marrje në pyetje, megjithëse tani po trajtohet më tepër si një incident i izoluar.

Dëshmitarët pretendojnë se kanë parë një person të sulmojë avokatin dhe ta përplasë atë në tokë para se ta gjuante me armë të paktën dy herë.

Një nga personat e marrë në pyetje është një avokat i moshuar, i cili më parë ishte ndaluar të kishte kontakt me Lilja-n, megjithëse nuk është e qartë pse.

Dëshmitarë të tjerë thanë se një automjet u largua nga vendi i ngjarjes me policinë në ndjekje menjëherë pas të shtënave. Siç shtoi TMZ, incidenti ndodhi jashtë një kompleksi apartamentesh ku Lilja besohet se banon.

Lilja u zëvendësua nga një ekip tjetër ligjor para se të fillonte gjyqi i Rocky-t në Stokholm. Avokati ka përfaqësuar më parë Qiao Jianjun, një i arratisur në kërkim në Kinë, i cili është akuzuar për përvetësim të milionave.

/Forbes

Të këshilluara

Demi Lovato shfaqet me bikini, sfidon frikën

Demi Lovato, e cila numëron plot 73.6 milion ndjekës në profilin e saj në Instagram, ka marrë së fundmi vendimin më të rëndësishëm të jetës së saj. Ajo ka mp...

15:04

Dua Lipa i bashkohet familjes së Anwar Hadid

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Dua Lipa ka marrë pjesë së fundmi në funeralin e gjyshes së partnerit të saj Anwar Hadid, e cila ndërroi jetë pas një...

13:04

Mailey krah Kaitlynn në ditëlindjen e saj

Miley Cyrus dhe Kaitlynn Carter e kanë kthyer lidhjen e tyre që dikur komentohej si “shoqërore”, në diçka tepër serioze. Sipas portaleve të huaja, vajzat kanë f...

12:29

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI