Flash

Një tjetër anëtar largohet nga juria e Dance With Me

Lapsi.al 7 September 2019
Një tjetër anëtar largohet nga juria e Dance With Me

Vetëm pak ditë kanë mbetur nga nisja e spektaklit të kërcimit “Dance With Me”, mirëpo është njoftuar për një tjetër largim në juri.

Pas Robert Aliajt, vendin e të cilit do ta zërë Gentian Zenelaj, një tjetër anëtar ka lënë jurinë.

Balerini Kledi Kadiu nuk do të jetë më këtë sezon pjesë e jurisë së “Dance With Me”.

Sipas “Revistës Class”, vendin e tij do ta zërë koreografja Enada Hoxha.

Ajo e ka pritur mirë ftesën për të marrë pjesë në juri.

“Është gjithmonë kënaqësi të rikthehesh në ekran, brenda një formati ku lëvrohet kërcimi dhe muzika, që janë pasionet e mia të mëdha dhe që i njoh shumë mirë. Ftesa për të qenë në juri ishte një surprizë e bukur.”- është shprehur Enada.

Tashmë, juria e “Dance With Me” do të përbëhet nga Valbona Selimllari, Enada Hoxha dhe Gentian Zenelaj.

Të këshilluara

Demi Lovato shfaqet me bikini, sfidon frikën

Demi Lovato, e cila numëron plot 73.6 milion ndjekës në profilin e saj në Instagram, ka marrë së fundmi vendimin më të rëndësishëm të jetës së saj. Ajo ka mp...

15:04

Dua Lipa i bashkohet familjes së Anwar Hadid

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Dua Lipa ka marrë pjesë së fundmi në funeralin e gjyshes së partnerit të saj Anwar Hadid, e cila ndërroi jetë pas një...

13:04

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI