Flash

Fyeu presidentin Erdogan, 9 vjet burg për politikanen e opozitës

Lapsi.al 7 September 2019
Fyeu presidentin Erdogan, 9 vjet burg për politikanen e opozitës

Një gjykatë turke dënoi të premten një figurë të njohur të opozitës me nëntë vjet e tetë muaj burg për fyerje të presidentit dhe përhapje të propagandës terroriste.

Partia Republikane e Popullit (CHP) tha se Kanan Kaftançollu, kryetarja e degës së saj të Stambollit dhe një prej zërave më të fortë brenda partisë, nuk do të shkojë menjëherë në burg, pasi është në pritje të apelimit.

Kaftançollu akuzohet gjithashtu për fyerje të qeverisë, duke nxitur urrejtje dhe armiqësi, kryesisht me komentet në Twitter të postuara mes viteve 2012 dhe 2017.

Kaftançollu luajti rol të rëndësishëm në zgjedhjet lokale të Stambollit, ku partia CHP mori bashkinë, e cila mbahej nga Partia AK e Presidentit Erdogan dhe paraardhësit e tij islamistë gjatë 25 viteve të fundit.

Duke folur jashtë gjykatës kryesore të Stambollit pas vendimit, zonja Kaftançollu tha se nuk do të heshtë.

“Nëse vendimi i gjykatës nuk është në përputhje me ligjin dhe është i formular nga dëshirat e fuqisë politike, kjo do të thotë se në këtë vend nuk ka ligj,” u tha ajo gazetarëve./VOA

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI