Flash

Zjarr në zonën Rinia në Durrës

Një zjarr i madh ka përfshirë një fushë të madhe me shkurre në sektorin Rinia po u afrohet disa tokave dhe banesave. Banor&e...

16:05

Rekomandimi i OSBE ODHIR/ Kufizoni pronësinë e bosëve mediatikë mbi televizionet

Lapsi.al 6 September 2019
Rekomandimi i OSBE ODHIR/ Kufizoni pronësinë e bosëve

Gjëndja skandaloze e njëanshmërisë dhe politizimit të mediave të mëdha shqiptare gjatë votimeve njëpartiake të 30 qershorit e ka shtyrë raportin e OSBE -ODHIR të arrijë në përfundimin drastik se pronësia e pronarëve të mediave të mëdha duhet kufizuar me ligj. Pasi ka nënvizuar se “Televizionet më të ndjekura, Top Channel dhe TV Klan e mbuluan PS-në me tone përgjithësisht pozitive dhe neutrale, ndërsa PD-në, me tone neutrale dhe negative", raporti ka rekomanduar se "ligji për mediat audiovizive duhet të amendohet për të “kufizuar në mënyrë efektive pronësinë e medias” në sektorin e transmetimeve audiovizuale".

Po ç'do të thotë ky kufizim drastik që është kapur midis 35 faqeve të raportit nga redaksia shqiptare e BIRN?

Ai lidhet me një histori të gjatë në të cilën me ardhjen e socialistëve në pushtet, pronarët e mediave lobuan për të hequr kufizimet mbi pronësinë që atyre u detyronte ligji i mëparëshëm.  Ky kufizim  i sanksionuar në nenin 62, theksonte  se asnjë individ apo kompani nuk lejohej të kishte nën pronësi më shumë se sa 40% të një televizioni kombëtar, ndërsa ata që kishin aksione në një televizion kombëtar ishin të ndaluar ë të kenë më shumë se sa 20% të aksioneve në një televizion lokal. Kjo masë e përkrahuar edhe na institucionet ndërkombëtare ishte ndërmarrë për të penguar monopilizimin e informacionit në disa duar të vetme dhe në ato të familjeve të tyre.

Ky monopolizim u thellua keqaz me ardhjen e Edi Ramës në pushtet. Një nga aktet e para të socialistëve ishte amendamenti Balla, që kërkonte çfuqizimin e  nenit të famshëm 62 që i jepte të drejtë një pronari të vetëm dhe një familjeje të kontrollonin pronësinë e plotë të një televizioni.

Lexo më tej:

Andi Bushati: Pse Taulant Balla propozon një “grusht shteti” mediatik

Kjo tentativë u godit fort edhe nga organizmat ndërkombëtarë edhe nga OSBE, si një shenjë e qartë e asfiksimit të mediave dhe vënien e tyre në interest ë klaneve politico financiare dhe jo në favor të publikut. Por shoqata e mediave audio vizive, duke pasur edhe mbeshtetjen politike të socialistëve e hodhi këtë çështje në gjyq dhe Kushtetuesja lejoi pronësinë e një pronari të vetëm mbi televizionet.

Një studimi investigativ,  ”Monitorim i Pronësisë së Medias – Shqipëri” i kryer nga Rrjetet Ballkanike të Raportimit Investigativ në Shqipëri (BIRN Shqipëri) dhe Reporterët pa Kufij, rezultatet e të cilit u publikuan  në Tiranë në mars 2018, konfirmoi se ndryshimet ligjore të vendosura nga Gjykata Kushtetuese, anëtarët e së cilës janë larguar të gjithë si të korruptuar nga Vettingu, e kishin përçudnuar tregun duke sjellë  nivele jashtëzakonisht të larta përqendrimi. Katër pronarët kryesorë në median televizive kapin gjysmën e publikut/audiencës totale, nga 48.93% në 58.60%.

Si u mundua Rama te shperbleje pronaret e TV-ve

Si rrezultat i kësaj ne kemi sot televizionet më të mëdhenj të vendit jo vetëm prona të tre familjeve, por më keq akoma pjestarë të vetë familjeve drejtojnë edhe punën e përditshme editoriale të këtyre mediave. As në Rusinë putiniane mungesa e lirisë nuk ka shkuar deri në këtë shkallë.

Raporti i OSBE- ODHIR ka arritur në përfundimin se ligji për mediat audiovizive duhet amenduar dhe aty duhen rikthyer kufizimet për pronësinë familjare mbi mediat e mëdha duke u nisur dhe nga situata katastrofike që ata vëzhguan në votimet e fundit.  Ata vëzhguan se një pjesë e madhe e asaj që shqiptarët panë gjatë zgjedhjeve ishte në fakt materjal propagandistik i prezantuar nga partitë pjesmarrëse në votimet e 30 qershorit dhe i transmetuar në media pa u etiketuar si materjal propagandistik. Raporti vëren me shqetësim se qeveria e kryeministrit Edi Rama bombardon median me materjale të përgatitura prej saj, ndërsa gazetarëve u mohohet mundësia për të ndjekur aktivitetet politike dhe për të raportuar në mënyrë të pavarur nga këto aktivitete.

Kjo i ka shpënë raportuesit në rekomandimin për të rikthyer nenin e famshëm 62.

©Lapsi.al 

 

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI